TË FUNDIT

SHBA nuk tërhiqet nga Ballkani, Ukshini flet për vizitën e zyrtarit amerikan: Sinjal i mirë për Kosovën

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, do të nisë një vizitë në Kosovë dhe dy vende tjera të Ballkanit, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Ky u cilësua si sinjal i rikthimit të vëmendjes amerikane në Kosovë dhe në shtetet e Ballkanit në përgjithësi.

E në lidhje me këtë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, prof. Sylë Ukshini.

closevolume_off
Fillimisht, ai potencoi se vizita e zyrtarti amerikan është sinjal që SHBA pavarësisht angazhimeve të mëdha në konfliktet e shteteve të tjera, Ballkanin ende e cilëson si rajon me rëndësi strategjike/

Sipas tij, kjo gjithashtu tregon përkushtimin e diplomacisë amerikane për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për Ballkanin.

ImageSylë Ukshini.Foto galeri
“Vizita e zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, është një sinjal i qartë se administrata amerikane, pavarësisht angazhimeve të mëdha në Lindjen e Mesme, në luftën në Gaza dhe në konfliktin ruso-ukrainas, po rikthen dhe ruan një vijimësi institucionale në angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor. Ky rajon mbetet me rëndësi strategjike për SHBA-të dhe për Bashkimin Evropian, edhe pse BE-ja, si në dekadat e kaluara, po dështon të sjellë përparim të qëndrueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *