Një skenar i rrezikshëm: Strukturat e vjetra politike po e përdorin propagandën për të dobësuar shtetin nga brenda
Shoqëria dardane(kosovare), është në krizë të thellë të krijuar artificialisht për ta penguar shtrirjen dhe funksionimin e shtetit tërësi, si në veri ashtu edhe në jug. Arsyeja, ish pushtetet kanë hyrë në skandale të dëmshme, të rrezikshme në bashkëpunim me strukturat serbe terroriste, hajduto kriminale, tradhtare e korruptive dhe politikanëve të shantazhuar, të cilët kanë pranuar propozime në dëm të interesave të shtetit që nga bashkëbisedimet me Serbinë me prezencën ndërkombëtarëve të cilët, shpesh manifestonin animin e dukshëm ndaj Serbisë, nuk e kishin fuqinë këmbëngulëse.
Ndikimi i ish pushteteve mbi 20 vjeçare dhe strukturave të tyre të kontrolluara dhe të dirigjuara edhe sot, posaçërisht Prokuroria e Shtetit, të cilën e mbajnë nën kontroll, duke e detyruar që të veprojë sipas kërkesave siç ishte rasti i heqjes së fletarrestit ndaj Millan Radoiçiqit dhe kjo e fundit kur Prokurori i Shtetit jep urdhër për hetimin e procesit të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Kjo, pasi mbi të vjetrën ende qëndron “embargo” mbi lëvizjet e kufizuara vetëm për këmbësor, anomali më vete ose qëllimkeqe, që mund të prodhojë pasoja nëse mendohet që në mënyre të fshehtë e në prapavijë me ndihmën e ish pushtetarëve si kushte për të rimarrë pushtetin, largqoftë të “ vendosët” kufiri me Serbinë që do të ishte një krizë e re shume e thellë dhe me e rrezikshme së ndoshta nga ato aktuale gjeopolitikë sepse, në menyrë zingjirore do të ndikojë në përshkallëzimin e një konflikti të pa ndalur gjithë shqiptar në Ballkan dhe me gjerë.
Ish pushteti është ende i kontrolluar dhe i shantazhuar nga Serbia, përmes grupeve terroriste, përfshirë edhe Listën serbe të cilës kandidatët e partive opozitare në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, nuk qenë të gatshëm që përmes kualifikimit të kësaj partie si organizatë terroriste dhe ia mundësuan të regjistrohet në listën e partive shtetërore.
Si dëshmi se opozita është e shantazhuar, sepse i kanë borxh sipas kësaj kriminelit Radoiçiq, e keni vëre së si deputeti i PDK-së parti e cila ia solli tortën për ditëlindje deputetit Simiq, i njëjti pas përfundimit zyrtar të seancës së Parlamentit iu drejtua gazetarëve nga kati i lartë i sallës duke ua kërkuar mikrofonat për t’i vendosur në foltore për ta vazhduar me diskutime e tërë opozita.
Me këtë veprim, Listës serbe, Radoiçiqit dhe Beogradit po ua bëjnë me dije së, në jemi në koordinim duke për ta vazhduar me procesin sipas marrëveshjeve paraprake.
Në historinë tonë kombëtare me theks të veçantë asaj dardane, ndër fazat nëpër të cilat kemi kaluar e ballafaquar me terror dhe dëbim masiv nga tokat e trojet tona stërgjyshore, të pasuara me vrasje masive e gjenocid, nuk do t’i lejohej asnjë individi i cili mund të merr guximin të vë nënshkrim në një dokument të atillë sepse do të has në një rezistencë gjithëkombëtare.
Duke i nisur nga serioziteti dhe rreziku potencial i një gatishmërie nga individë, parti e grupe të ndryshme të interesit të cilët sot ëndërrojnë të vijnë në pushtet me një kosto të këtillë, një organizim i këtillë apo, “një ndërmarrje e përbashkët” përpos të lartë apostrofuarëve, janë të përfshirë disa mjete të informimit vizuele apo të shkruara, kryesisht të financuara nga oligark të lidhur me Serbinë apo nga vetë Serbia, të ashtuquajtur analist, “përfaqësues të shoqërive civile “ të cilët, sipas reagimeve të tyre gjoja” në mbrojtje të demokracisë dhe fjalës së lirë”, i janë bashkangjitur kësaj ndërmarrje të përbashkët “për ta shpëtuar shtetin”: nga kush?
Jo nga Serbia dhe bashkëpunëtoreve të tyre por, nga pushteti tani në dorëheqje i cili po tenton ta forcojë shtetin dhe funksionimin e tij në tërë territorin që, në të vërtetë, është veprim kundër vetvetes si rezultat i moralit të ulët atdhetar e shtetëror i futur në karthën e vete pranuar në bashkëpunim me armikun i cili, në bazë të dëshmive që i posedon dhe i shantazhon ish udhëheqësit shtetëror e partiak, që nënkupton edhe ish varësit e tyre si vegël e atij pushteti, në këto rrethana, ata janë në gjendje paniku e skizofrenie të cilët i ndërmarrin metodat me të rrezikshme ndaj pushtetit, tani në detyrë, jo vetëm me shantazhime por, edhe me kërcënime të pa publikuara duke i mbajtur fshehur për hirë të rrezikut potencial, për t’i frikësuar dhe hequr dorë nga angazhimi i tyre për konsolidimin e shtetit, shtrirjes së sovranitetit, funksionimit të ligjit dhe Kushtetutës, luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe, zbulimin e bashkëpunëtoreve të Serbisë që disa nga ata edhe janë të njohur për publikun, ja që janë nën mbrojtjen e atyre të cilëve ua bëjnë argatin për qëndruar apo ardhur në pushtet. Prandaj, është një stuhi propaganduese e dezinformative me një logjistikë profesionale me rrezik të lartë të kthimit prapa në kohën kur Serbia “kollitej” në tërë Republikën e Dardanisë, duke tentuar të krijojnë kaos.
Në ketë “ndërmarrje të përbashkët” njëri ndër aktorët kryesor, është edhe Edvin Kristaq Rama, në marrëdhëniet vëllazërore me kriminelit Vuqiq i cili, dje në aeroportin e Beogradit, autoritetet në mënyrën me brutale ia ndalojnë shtetasit shqiptar pa asnjë reagim apo demarsh shtetërorë.
Për angazhimin e tij antidardani kam shkruar e botuar në disa artikuj që nënkupton se, ky, jo që nuk i ndihmoi Dardanisë, por ishte në anën e kundërt, në anën e Serbisë prandaj, intensiteti i kësaj ndërmarrje me pasoja të rrezikshme për shtetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Dardanisë, populli, me gjithë problemet e rënda socio ekonomike të krijuara edhe gjatë bllokimit katërvjeçar të opozitës duke ia pamundësuar Republikës përfitimin e fondeve dhe granteve të alokuara nga BE-ja si shkas i bllokimit dhe mosvotimit në seancat e Kuvendit të Republikës.
Këtyre ditëve, në sipërfaqe doli snajperisti Prekë Kodra i ngarkuar me dosjen “ Metamorfoza” i cili siq thuhet është në kërkim të e policisë vendore e ndëkombëtare i akuzuar siq thuhet për porosinë e marrë për ekzekutimin e Kryeministrit Albin Kurti, askush nuk është në gjendje deri tani të jep ndonjë emër të urdhërdhënësit duke e patur parasysh ekzistimin e organëve inteligjenti shtetërore.
T’i kthehemi raportet me SHBA-t dhe reagimet e Presidenti Donald J.Trump.
President i SHBA-ve, këtyre dite në kontekst të krizave aktuale të konfliktëve Rusi – Ukrainë, sulmet e përditshme në Gazë, për fat, ndërprerja e bombardimeve reciproke, Izrael Iran, intensiteti i shtuar i Rusisë ndaj Ukrainës përmes bombardimeve ndër me të fuqishme që nga fillimi i luftës, e detyrojë Presidentin Trump që ta ndërrojë pozicionin në favor të Ukrainës duke vazhduar me dërgimin e armatimit e nevojshëm për çka Evropa u pajtua.
Dhe, në këto rrethana, Trump, u mor me Dardaninë që lenë shume për të kuptua se, sipas vlerësimit të tij, kjo çështje ka marrë prioritet të merituar, në ndërkohë, shikoni sjelljet e pa përgjegjshme të deputetëve rreth konstituimit të Parlamentit organit kryesor të Republikës së Dardanisë pa të cilin shteti nuk mund funksionojë me plotë fuqinë për të marrë vendime të duhura me interes qytetar e shtetëror. Faji, nuk është jetim, faji është i juaji zotëri deputet.
Në këto rrethana kur në shtet përpos Presidentes, asnjë organ nuk e ka fuqinë e plotë vendimmarrëse e as të drejtën e plotë të dialogimit për proceset rreth bisedimeve me BE-në qoftë edhe me mikun tonë historik SHBA-të, fati i ynë mbetet në mëshirën e të tjerëve sipas ndërgjegjes dhe njohurive të cilat ata i posedojnë.
Presidenti Trump në vitin 2020 i cili sipas tij ai e shpëtoi një konflikt potencial në mes Serbisë dhe Dardanisë, ai atëherë përmes Grenell e pat arritur një Marrëveshje ekonomike siç jemi në dijeni e cila ndoshta si fillim do të krijonte një klime me afruese në mes palëve por, nëse e keni parasysh kur flitej rreth shfrytëzimit të liqenit të Ujmanit dhe Trepçës, disa gjëra ishin sadopak të pa qarta kur bëhej fjalë për statusin final dhe fatin i veriut të Mitrovicës. Nuk ndihem i qetë e as komod duke e marrë parasysh gjendjen aktuale të diversitetit të rrezikshëm politik e shtetërore në vend i cili, siç jemi mësuar por edhe po insistohet që të ketë ndërhyrje nga jashtë, nënkupton së, fatin po ua lëmë në dorën e ndërkombëtarëve, qoftë ajo edhe mikut tonë të besueshëm, Amerikës.
Kjo, përmban rrezik në vete për fatin tonë me fajin tonë për të cilin askujt nuk kemi të drejtë t’i ankohemi. Kur ta vrasësh vetën, nuk ke të drejtë t’i kërkosh askujt hak. Ja, në çfarë gjendje kemi ardhur.
Hafiz Shala
New York
10 qershor 2025