Kush po e ndan Kosovën: Urat e bashkimit apo zbatuesit e amanetit të Rankoviçit
Një mesazh i qartë për ata që ndanë Mitrovicën në emër të “Zajednicës” dhe 40 kishave ortodokse!
Nuk më dhemb pse ujku ra në torishtë të deleve dhe ma mbyti kopenë – se për ujkun kjo është puna e tij.
Ai është krijuar për të grabitur, për të kafshuar dhe për të shkatërruar.
closevolume_off
Por më vjen inat… nga çentë e torishtës ,që në vend se ta mbronin kopenë, iu bashkuan ujkut për ta shkatërruar atë.
Aty nxora pushkën dhe thashë me zemër:
“T’ju … nënën çenve të mi, se ujku trohën e fajin nuk e ka!”
O popull, kuptoni një herë e mirë:
Ekipet e mercenarëve janë bërë bashkë. Më të bashkuar se kurrë më parë.
Ata nuk do të lejojnë ndërtimin e urave dhe as bashkimin e Mitrovicës, sepse e dinë shumë mirë se po u bashkua Mitrovica, po u përmbyll integriteti territorial – tradhtarët dhe shkelësit e gjakut të dëshmorëve nuk do të kenë më vend mbi këtë tokë.
Kjo është arsyeja pse po e bllokojnë çdo përpjekje për bashkim:
Veriu u është premtuar që moti amanetit të Rankoviçit.
Sot, nipat dhe bashkëpunëtorët e tij po këmbëngulin që ta çojnë në vend atë amanet antishqiptar.
Nuk po e lënë Qeverinë të zbatojë Kushtetutën dhe integritetin territorial, ashtu siç e kërkon shpirti i kësaj toke që flet shqip.