Fitorje Pacolli i reagon Time Kadriajt pasi i tha “merre terapinë”: Sa herë më sulmoni, vetëm më bëni më të fortë
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj gjatë seancës së sotme përdori një gjuhë shumë të ulët ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Gjatë diskutimeve në foltore, deputetja Kadrijaj i është drejtuar Pacollit me fjalët “merre terapinë”, një deklaratë që ka shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik.
Deputetja Pacolli ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në Facebook, ku është shprehur se një deklaratë e tillë nuk e ka lënduar, përkundrazi, e ka bërë më të fortë. Ajo ka sqaruar se ka folur më herët publikisht për terapinë në fjalë, që ka të bëjë me sfidat për të bërë fëmijë – një temë që, sipas saj, prekë shumë çifte në Kosovë dhe që ende trajtohet si tabu në shoqëri.
“Timja e di shumë mirë për cilën terapi bëhet fjalë. Por ajo ka menduar se, nëse e përmend publikisht, do të më bëjë të ndihem keq. Po Time, unë kam folur hapur për këtë terapi. E kam ditur që, kur të flas në publik, do të ketë edhe njerëz si ju që mund të tentojnë ta shfrytëzojnë këtë dhe të më lëndojnë. Por kjo nuk ka pasur dhe nuk ka rëndësi,” ka shkruar Pacolli.
Ajo ka bërë thirrje për më shumë solidaritet mes grave në politikë, duke dënuar sulmet personale dhe deklaratat e ulëta që, sipas saj, nuk i shërbejnë debatit demokratik në Kuvend.
Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ku qytetarë dhe figura publike kanë shprehur mbështetje për Pacollin dhe kanë kërkuar më shumë etikë dhe respekt në diskursin politik.