POLITIKATË FUNDIT

Veprimtari nga Amerika “godet” Edi Ramën: Ky nuk është skandal, por është edhe një tragjedi e re që vie nga akti i një shqipfolësi

Një grup shtetasish shqiptarë janë ndaluar dhe mbajtur të mbyllur për orë të tëra në aeroportin e Beogradit, pa asnjë arsye të qartë ligjore. Sipas raportimeve, udhëtarët janë trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe degraduese, ndërsa autoritetet serbe nuk kanë dhënë shpjegim zyrtar për ndalimin.

Kurse për këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është vënë sërish në qendër të kritikave pas zhvillimeve të fundit në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Figura të shumta nga opinioni publik e kanë akuzuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me Serbinë – qoftë përmes Ballkanit të Hapur, përkrahjes ndaj kulturës serbe, apo nismave sportive të përbashkëta.

Ramazan Bekteshi, thotë se “ky nuk është skandal, por është edhe një tragjedi e re që vie nga akti e nje shqipfolësi…”

Postimi:

Ky nuk është skandal, por është edhe një tragjedi e re që vie nga akti e nje shqipfolësi, një trathtari me dëmkë, që vazhdimimisht hap horizonte me vëllezërit e tij serb, qoftë përmes Ballkanit të Hapur, muzikës serbe, organizimit të kampionateve të përbashkëta futbollistike. Ky është ai horri që veriun e Kosovës e quan ‘toka e askujtë’ dhe lyp konferenca të reja ndërkombëtare për veriun e vendit, edhe pse ato moti kanë përfunduar. Ç’deshën shqipet në Beligrad? Ata u torturuan por nga goja e trathatrit Rama asnjë protestë për vëllezërit e tij serb!

“Edi Rama, ti nuk je më thjesht tradhtar.

Ti je kryepeshkopi i një kulti të sëmurë që i jep Serbisë lutje, bekime dhe tokë.

Mallkimi i Kosovës nuk ka më uniformë ushtarake.

Ka këmishë me jakë të gjatë, buzëqeshje hipokrite dhe një avion drejt Beogradit me një biletë turpi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *