OPINIONTË FUNDIT

Kush bëri pazare me Prekë Kodrën për të vrarë Albin Kurtin?

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për media, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të mbulojë helmimin e qytetarëve të Elbasanit me një zjarr që, sipas tij, qyteti nuk e kishte parë kurrë më parë. Në vend që të merret me këtë çështje serioze, ai merret me kontejnerët e një krimineli.

Sipas Berishës, ky kriminel është Prekë Kodra, i cili në dosjen “Metamorfoza” ishte angazhuar për të ekzekutuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Berisha riktheu në vëmendje një ngjarje të ndodhur tre vite më parë. Konkretisht, plani për eliminimin e Kurtit ishte zbuluar në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në shtator të vitit 2022. Sipas të dhënave të policisë, Prekë Kodra jetonte në Shkodër dhe vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan. Plani për eliminimin e Kurtit daton që nga viti 2021. Ishte Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë që zbuloi të dhënat e një përpjekjeje të fshehtë për atentat.

Më tej, në dokumente theksohet se Prekë Kodra kishte aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe dyshohej se ishte përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe në Mal të Zi.

Megjithatë, pyetja më e natyrshme do të ishte: kush qëndron pas Kodrës? Kush bëri pazare me të për atentatin e planifikuar (fatmirësisht të parealizuar) ndaj Albin Kurtit?

Dihet se Kodra është një vrasës me pagesë, prandaj prokuroria e Kosovës dhe policia duhej të kishin bërë gjithçka për kapjen e tij dhe për zbulimin e atyre që e urdhëruan për këtë atentat të rrezikshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *