OPINIONTË FUNDIT

Alaska: Shqiptarët deri në fund të botës, Nome kufi me Seberinë, ka tre familje nga Tirana

“Mirë se vjen” në Alaska

Diaspora shqiptare, e shpërndarë në të katër anët e botës, për më shumë se 130 vjet, ka pasur një qendër të rëndësishme dhe mjaft të kërkuar, në emigracionin e saj në Amerikë. Kétu ku përjashtim nuk duket se bënë dhe Alaska, me pikat e saj më fundore e botës, aty ku janë dhe qytetet e fundit të botës, kufi me Siberinë – Rusinë, dhe Amerikés.

Familje shqiptare, të cilat kan vendosur ose kan zgjedhur të jetojnë prej nga qyteti më i madh Anchorege, e deri në kryeqytetin e Alaskës, Janau, por ka edhe disa familje në qytetet shum më të vogla, në atë kufirin ujor mes Rusisë-(Siberinë) dhe SHBA(Alaska).

ImageBeqir SinaFoto galeri
Duke i referuar shqiptarëve të Alaskës, atje në total duhet të jenë 250 deri në 350 familje shqiptare, që punojnë në punë nga më të ndryshmet si : administratë, nxjerrjen e naftës, minierat e arit, peshkim, hekurudhat, polici, pilotë, spitale, banka, arsim dhe taksist.

Por që me grupe të vogla shqiptarët janë të vendosur edhe në qytetet si : Nome, Gembell, Bethel, Barrow, dhe Fairbanks.

Megjithatë kryeqendra e shqiptarëve të Alaskës është dhe qyteti më i madhë, atje, është Anchorge me 300 mijë banorë, i cili jo zyrtarisht thuhet se ka rreth 1300 shqiptar.

Në qytetin më të madh të Alaskës – Anchorage, shqiptarët duket se kanë gjetur “Amerikën” dhe po jetojnë në atë që thirret atje “Alaska Dream- Ëndrra e Alaskës” . Shqiptarët që kan zgjedhur Alaskën për të jetuar, thonë se jetojnë mirë, teksa u shfaqen para kamerës tonë, në video mjaft të kënaqur.

Ata thonë se, shqiptarët në Alaska që jetojnë prej vitesh dhe kanë siguruar të ardhura të mira, si dhe bëjnë një jetë të rehatshme.

Anchorage i cili është qyteti më i madh i Alaskës, qendra e madhe institucionale, sociale, ekonomike dhe kulturore, me një popullsi prej rreth 290,000 banorë, ka edhe një komunitet të vogël të shqiptarve, i cili sipas disa shqiptarve që jetojn atje prej vitesh , është rreth 1200/1300 shqiptar.

Komuniteti shqiptar në Anchorage, sipas tyre është i përbërë kryesisht nga emigrantë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova. Ky është një komunitet shqiptarësh relativisht i vogël, por, aktiv me sa tregohet në propocion me popullsinë e Alaskës dhe komuniteteve të tjera.

“Ne mblidhemi për festa si Dita e Flamurit të Shqipërisë(28 nëntori) dhe Dita e Pavarësisë së Kosovës(17 shkurt) si dhe evente të mëdha familjare, dasma e diplomime. Shqiptarët e Alaskës shpesh punojnë në sektorë të till si peshkimi, nxjerrja e pasurive nëntoksore, nafta dhe minierat, sektori i ndërtimit, shofer taksie, mjetet të transportit, arsimi, spitale dhe banka. Punojnë edhe, në aeroport, polici ose merren me bizneset e vogla private, restorante, riparime makinash, dhe shitore të tjera”, do të na thoshte njeri prej këtyre shqiptarve që kishte zgjedhur Alaskën të jetojë prej vitesh.

Një simbol i pranisë shqiptare me sa vumë re ishte vendosur edhe në hotelin ku qëndruam per rreth 6 javë në Anchorage. Ky simbol shqiptar ishte se në mes të gjuhëve të tjera botërore, mbi 50 gjuhëve të huaja, ku ishte përzgjedhur “çuditërisht” edhe një përshëndetje shqiptare. Ajo e shkruar në shqip “Mirë se vjen” e stamposur në një skulpturë të ariu polar pranë Hotelit IT-Intel Tower në Anchorage.

Siç dihet fraza “Mirë se vjen” në gjuhën shqipe do të thotë “Mirë se erdhe” ose “Të mirëpritur jeni” në anglisht “Welcome”, dhe përdoret si një përshëndetje mikpritëse.

Por në kë rast, ka diçka për të na treguar se përse artisti i kësaj skulture ka përzgjedhur edhe gjuhën shqipe në mes gjuhëve të tjera botërore t’ju drejtohet vizitorve me frazën shqip “Mirë se vjen”.

Për këté ne ju drejtuam një shqiptari i hershëm i Alaskës – Jessi Musliu thirret, i cili na tha se në kontekstin e shqiptarëve në Alaskë, kjo frazë mendojë se pasqyron mikpritjen dhe frymën e ngrohtë të komunitetit shqiptar në Anchorage(Alaska), pavarësisht distancës nga vendlindja jonë, për çdo shqiptar që është i mirë se ardhur.

Pikërisht një shembull i kësaj mikpritjeje është përshkruar edhe nga gazetari i gazetës shqiptaro amerikane Illyriapress, Sinan Kamberaj, i cili vizitojë Alaskën tre dekada më parë.

Kolegu ynë në 1995 gjatë një vizite në Anchorage, në foto/reportazhin e tij e ka përshkruar bukur atë se si u prit në aeroportin e Alaskës nga shqiptarët, të cilët thotë Kamberaj i kishin dalë me vetura dhe flamuj shqiptarë e amerikanë, duke treguar bujari dhe mall për bashkëkombësit që vinin nga Nju Jorku.

Në, ndërkohë, duke mësuar më shumë për shqiptarët e Alaskës, gjatë vizitës në Anchorage, ata na thanë se shqiptarët në Alaskë, janë kryesisht ata që kan emigruar heret fillimisht nga Maqedonia e Veriut, p.sh., nga Kërçova, Struga, Gostivari, Ohri, Dibra e madhe, Shqipëria dhe Kosova më së shumti pas viteve 90′.

Por, për të mësuar më shumë për shqiptarët në Alaskë, përveç atyre që jetojnë në Anchorage, ata na thanë se jané të shpërndar në katër/pesë qendra të banuara në një numër më të vogël.

Ku bëhej fjalë kryesishtë për shqiptar që kishin shkuar atje duke “tërhequr” njëri tjetrin. Kryesisht ata me lidhje familjare, shoqërore miqësie apo dhe krahinore, fejesa e martesa, duke u vendosur më shumti në Achorage por pak nga pak edhe në qytetet më të izoluara nga malet e akullta mbuluar nga bora e përhershme, vende, këto ku mund shkohet vetëm me avionët e vegjël që shërbejnë si taksi në Alaska.

Pra, si i thonë ma shqip edhe në “fund të botës” i gjen shqiptarët sot:

Bethel, i cli është një qytet i largët në Alaskën perëndimore, i vendosur afërsisht 400 milje në perëndim të Anchorage dhe 70 milje në brendësi të Detit Bering, është qytet i vogël qe ka numërin mé të vogël të shqiptarve.

Ky qytete nëse do ta quajm kështu është i 9-ti më i madh në popullsi dhe qyteti më i madh rural jashtë rrjetit rrugor alaskian. Bethel, është i arritshëm vetëm nga ajri dhe lumi Kuskokwim.

Bethel, me 6.5 mijë banorë ka edhe aeroportin e tretë më të ngarkuar në Alaska, dhe portin më të madh në lumin Kuskokwim(burime zyrtare këto), po ashtu ai shërben si qendër transporti, qeverisjeje, arsimi dhe punësimi për 56 “fshatrat” vendase në rajon eskimos.

Në Bethel është i përqendruar dhe Rezervati Kombëtar të Jetës së Egër të Deltës Yukon, sipérfaqja e dytë më e madhe në SHBA, duke ofruar shumë mundësi për aventura në natyrë.

Në Bethel, thuhet që ka rreth 10 /15 familje shqiptare. Madje, njëri prej tyre, që ishte nga më të njohurit dhe nga më të suksesshmit në ndërtimtari, për shtëpit dhe ndërtesat tradicionale mbi moçal ose llavën e vullkanve, i kishte “mbrritur”fama e suksesit deri në Anchorege. Ai ishte një shqiptar nga Korça.

Bethel, po ashtu sipas informacionve mediatike permendet vazhdimisht për një komunitet të vogël shqiptar edhe nga informacionet e shtypit në Anchorage. Aty kryesisht tregohet për emigrantë që janë vendosur aty të ardhur nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, të cilët janë të përfshirë në punë té ndryshme kryesisht si taksitë dhe manaxhojn ndonjë nga bizneset e vogla private.

Po, sipas shtypit lokal thuhej se, Bethel kishte një numër të lartë shoferësh taksie për kokë banori, dhe shumë prej tyre janë emigrantë shqiptarë ose koreano-jugorë.

Një shembull i tyre sipas shtypit lokal ishte dhe Bilal Selmani, i njohur si “Lincolni,” një shofer taksie shqiptar që e kishte nisur biznesin e tij, duke punuar në Bethel, që nga viti 1977. I arratisur nga Shqipëria, thuhej se ai punoi dhe fitoi para dhe një reputacion në komunitetin shqiptar në Alaska.

Fairbanks, që është qyteti i dytë më i madh i Alaskës me 30 mijë banor, qytet që lidhet me rrjet hekurudhor, tokësor dhe ujor me Kanadan dhe Anchorage. Aty na than se ka rreth 20/25 familje shqiptare, kryesisht nga ata të ardhura nga Kosova dhe Shqipëria, emigruar vitet e fundit. Të cilët, thuhej se më së shumti punojnë në transport, ndërtimtari, apo merren me ndonjë biznes të vogël, dhe punojnë në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës dhe minierat.

Por, ajo që më tërhoqi vemendjen ishte sipas rrëfimeve të shqiptarve në Anchorage, se në qytezën më të fundit dhe më e thellë e ndarë krejtësisht nga zonat e populluara në Alaskë, Nome, me një distanc ajrore me Anchorage afërsisht 539 milje – 860 kilometra, kishte shqiptar.

Ndërsa, ky qytet ngaqë nuk ka rrugë që lidh me qytetet e tjera, atje mund të shkoje vetëm në se udhéton me avion/taksi, me Alaska Airlines që ofron fluturime të përditshme, ose kompani private.

Në Nome me 162 banor tregojn shqiptarët e Anchorages, janë 4 familje shqiptare nga Tirana, që të gjithë të punësuar në punë të “mira” sipas tyre, si administratën lokale, (banka, spitali, shkolla), madje njëri prej tyre na thanë se është edhe kryetar i këshillit administrativ té njësisë Nome.

Ata thonë se nuk lidhje shumë mes njëri tjetrit për shka të largësisë duke shtuar se 5 familje, të tjera janë në Wales-Kingingin, ku shqiptaret më së shumti u tha se merren vetem me punë administrative lokale.

Është, paksa e çuditëshme si kan shkuar dhe përse janë vendosur kaq larg e thellë shqiptarët, duke zgjedhur atë afër kufirit me Siberinë(Rusinë) përkatësisht edhe Wales, i njohur gjithashtu si Kingigin në gjuhën Inupiat të eskimezve.

Ku na treguan se jetojnë 4 familje shqiptare nga Tirana, që edhe ata punojnë në zyrat e administratës së qytetit.

Wales është një qender e vogël banimi e vendosur në Gadishullin Seward, në skajin perëndimor të Alaskës, pranë ngushticës së Beringut, që ndan Alaskën nga Siberia. Nga Wales, thuhet se mund të shihet ishulli rus Diomede e Madhe, i cili është vetëm rreth 4 kilometra larg nëpërmjet ngushticës së Beringut.

Fshati”i thençin” ka një popullsi të vogël, kryesisht indigjene Inupiat-eskimo, dhe është një nga pikat më perëndimore të kontinentit amerikan.

Por gjëja më e çuditshme e këtij “fshati” të banuar Wales (Welsh) ishte sipas kërkimeve në internet se pothuajse të gjithë banorët aty jetojnë në një ndërtesë të vetme, e quajtur Begich Towers, ish-një kazermë e ushtrisë amerikane e ndërtuar në vitin 1974, gjatë Luftës së Ftohtë.

Megjithatë ky “fshat” është i instrukturuar instutucionalisht, deri sa ka një stacion policie, një dyqan ushqimesh, një klinikë, një kishë, një minimarket, dhe një shkollë, të gjitha janë të vendosura në të njëjtën ndërtesë.

Banorët e këtij “fshati” i kanë të siguruara nga administrata lokale té gjitha gjërat që duhen “falas”. Sipas tyre, nuk kanë nevojë të dalin fare nga ndërtesa për shtatë/tetë muaj sepse kanë gjithçka që u duhet e kan të siguruar, dhe paguhen .

Mirëpo, mund të thuhet se është e tmerrshme që askush , as shteti mëmë(Shqipëria) as Kosova, nuk kan treguar as interesin më të vogël për të ditur se a ka shqiptarë që jetojnë e punojnë në Alaskë, dhe të interesohen për ata.

Sa është numri i tyre? A janë të organizuar dhe ku janë të përqendruar?

Pra, mendoj se është më se e nevojshme të dihet diçka dhe të bëhet diçka për atë komunitet, relativisht të vogël. Që, kryesisht ata janë nga pjesa shqiptare e Maqedonisë ose më saktë nga Prespa, Struga, Ohri, Dibra, Kërçova, Shqipëria dhe Kosova.

Shqiptarët, që jetojnë prej kohësh në Alaska, thonë se nuk është vetem ashtu si ua tregojnë Alaskën, e ftohtë dhe e mërzitshme. Alaska, thonë vet shqiptarët që jetojnë prej vitesh atje është pothuajse si gjithë vendet e tjera të Amerikës: atje ka dy stinë në një përcaktim si i shikon stinët ( Pranver dhe Dimër), ku dimri zgjat pak më shumë se stinët të tjerat. Vera është shumë e nxehtë, e bukur, plot gjelbërim dhe ajër të pastër.

Shqiptarët në Alaska jetojnë si gjithë mërgimtarët e tjerë shqiptarë me punë dhe janë të integruar mirë ashtu si vendasit. Gjithmonë, duke iu referuar diskutimeve të tyre, ata thonë se janë duke u organizuar, që të veprojnë nën “ombrellën” e ndonjë organizate a shoqate atdhetare e patriotike nga qytetet e mëdha NY, NJ, Detroiti, Dallas, Feniks, Çikago, Boston e tjer, edhe né Alaska.

sova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *