POLITIKATË FUNDIT

Instituti i Mjekësisë Ligjore mohon daljen e raportit preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, të hënën është kryer autopsia për të ndjerin Agon Zejnullahu.

Sipas njoftimit, autopsia është realizuar nga ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko-ligjor kujdestar, me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve policorë të caktuar nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, IML ka reaguar ndaj raportimeve në disa media se kinse ka dalë raporti preliminar i autopsisë, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

“Me përgjegjësi morale dhe profesionale deklarojmë se nga IML nuk ka dalë ndonjë raport i tillë, dhe ky lajm është i pavërtetë”, thuhet në reagim.

IML shton se është në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin që po trajton rastin dhe se janë duke bërë përpjekje maksimale për ta përfunduar sa më shpejt analizën histopatologjike dhe toksikologjike të mostrave të marra gjatë autopsisë.

Instituti thekson se mbetet i përkushtuar në mandatin e tij ligjor për të ofruar ekspertizë mjeko-ligjore për organet e drejtësisë dhe qytetarët e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *