Balluku: Nga konsumator në eksportues, Shqipëria synon të bëhet superfuqi energjetike deri në 2030!
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se “raporti i OECD për sektorin energjetik, është një tjetër vlerësim për rezultatet e arritura dhe reformat që kemi ndërmarrë për fuqizimin e sektorit”.
Organizata ndërkombëtare për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik OECD ka vlerësuar Shqipërinë për rezultatet e arritura dhe reformat në sektorin energjetik. Sipas zv./kryeministres njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vendi ynë ka rezultuar se ofron mbështetjen më të lartë për furnizimin me energji për shtresat në rajon në Ballkan, teksa renditemi si vendi me prodhimin më të lartë të energjisë së rinovueshme.