POLITIKATË FUNDIT

Ja çfarë i tha për Kosovën lojtari serb, që Maliqin e la pa fjalë

Çifti nga Kosova, Ermal Maliqi e Erion Ibrahimi, treguan lojë të madhe në finale e beach volleyt, duke e mposhtur me rezultat 2:0 çiftin nga Serbia, Vuloviq e Medan.

Volejbollisti Maliqi ka treguar një detaj interesant në lidhje me lojtarin serb se çfarë i tha për Kosovën.

“Para lojës kemi biseduar me njërin prej tyre (nuk po ia përmendi emrin)

Ishte profesionist e lojtar i Superligës se Serbisë.

Dhe me tregoj rreth situatës në Serbi që po dalin çdo ditë në protesta kundër Vuçiqit, dhe më tha se unë personalisht kam shumë shokë shqiptarë dhe nuk kam asgjë kundër”, tregon Maliqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Maliqi e ka pyetur lojtarin serb sepse nuk pranojnë të luajnë ndaj Kosovës!

“Ishte shumë miqësorë dhe e pyeta se pse nuk luani kundër neve në turne të organizuar nga Federata Ballkanike apo ajo europiane?

Me tha se ne duam të luajmë por federata na dënon nëse pranojmë të luajmë dhe e kemi të ndaluar”, ka përfunduar Maliqi.

Duhet thekssuar se turneu u mbajt me rastin e 249-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Këndin Amerikan në Tetovë, e organizoi Turneun e Beach Volleyt, një aktivitet sportiv me karakter ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *