POLITIKATË FUNDIT

Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se nuk do të votojë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në facebook, Bajqinovci i është drejtuar Hazirit me një ftesë publike për bashkëqeverisje, duke theksuar se LDK-ja është ftuar dy herë zyrtarisht për koalicion, por nuk ka pranuar.

“Ani bre Lutë, hajde në koalicion atëherë! Dy herë ju kemi ftuar zyrtarisht. E s’erdhët. S’jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni Lutë???”, ka shkruar Bajqinovci.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur në skenën politike kosovare po diskutohet mundësia e shpërndarjes së Kuvendit dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *