BOTATË FUNDIT

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

Gjermania po përgatit një strategji të fuqishme të armatimit që përfshin planin për të blerë deri në 1000 tanke Leopard të serive të reja.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e një rritjeje të përgjithshme të shpenzimeve për mbrojtje pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe ka për qëllim të modernizojë flotën ushtarake gjermane.

Më parë, kjo qeveri miratoi blerjen e 105 tankeve Leopard 2A8, me një vlerë prej rreth 2.93 miliardë eurosh, me dorëzimin e parashikuar deri në vitin 2030.

Tanket Leopard 2 prodhohen nga kompanitë gjermane KNDSS Deutschland dhe Rheinmetall, ndërsa Boxer prodhohet nga ARTEC, një sipërmarrje e përbashkët e të njëjtave kompani.

Bundeswehr aktualisht ka rreth 310 tanke Leopard 2 të varianteve të ndryshme (duke përfshirë Leopard 2A6 dhe 2A7V), nga të cilat rreth 250 janë në shërbim aktiv.

Për automjetet luftarake të këmbësorisë, ushtria gjermane përdor Puma, nga të cilat janë rreth 350 në shërbim, dhe Marder, nga të cilat rreth 200 mbeten aktive, megjithëse po dalin nga përdorimi.

Nga transportuesit e blinduar të personelit, ushtria gjermane përdor automjete Fuchs 1 me rreth 800 automjete dhe automjete Boxer me më shumë se 500 që janë në shërbim.

Çmimet dhe sasitë përfundimtare janë ende subjekt negociatash dhe kostoja e vlerësuar mund të bjerë nën 25 miliardë euro në varësi të kushteve të prokurimit dhe kontratës.

Me këtë plan masiv, Gjermania synon të përforcojë fuqinë e NATO-s në kontinent, përfshirë edhe një brigadë të vendosur në Lituani, ku pritet të dërgohen deri në 35 tanke nga kjo seria e re.

Duke forcuar kapacitetet e veta, Berlini synon të mbështesë më shumë mbrojtjen e Evropës, duke e bërë kontinentin më pak të varur nga forcat amerikane.

Me këtë armatim të ri, Gjermania synon të kthehet në një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes tokësore të aleancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *