Kimete Berisha: Apokalipsi me katër gomarë
1. Apokalipsi do të ndodh kur nga qielli do të vijnë katër kuaj që prezantojnë: ‘Pushtimin, Luftën, Urinë dhe Vdekjen’.
-E Apokalipsi i Kuvendit të të Mjerëve po ndodh me katër gomarë, që simbolizojnë fundin e një shteti qesharak, nëpërmjet luksit, kotësisë, kokëfortësisë dhe britmave.
– Mua gjithmonë më ka ardhur keq që për gomarin ka veç fjalë të ‘kqija’, bile e ndjej një dhembje për të, që sipas Kuranit është krijuar vetëm për të bartur njerëz dhe mallëra.
2. E vërteta të çliron!
3. Është e vërtetë se PDK e ka kapur shtetin.
Jo vetëm Institucionet e Drejtësisë, por edhe Fakulteti i Arteve është i kapur prej tyre.
-.Edhe Institucionet e kulturës, të arsimit, drejtorët e shkollave, drejtorët e policisë, gjithçka udhëhiqet nga forca politike dhe nga padija, ama bash gjithçka, mbi tokë e nën tokë, është e tyre.
4. Është e vërtetë ajo që tha Albin Kurti se Kosova është e kapur nga PDK, por po ashtu është e vërtetë se në Administratë Albin Kurti ka punuar vetëm me kriminelët dhe me hajnat e PDK-së…
e ka shfrytëzuar talentin e tyre për ‘të kapur të kapurën’, apo për çka…
– Se sot secila shkelje që hetohet e që u bë në qeverisjen e Albin Kurtit u bë nga njerëzit e PDK-së në administratë.
– Grackë e tij, a jo, hile a jo, s’di, veç e di se PDK në Administratë ka qëndruar gatitu para ‘Babës’;
ka pritur urdhërat e qeverisë Kurti me padurim dhe kanë pritur në rend për t’ia zbatuar urdhërat,
gjë që këtë nuk e kanë bërë ‘bosat’ e LDK-së.
5. Është e vërtetë se PDK është ‘shoqëri aksionare’ dhe secili rajon e ka kryetarin e vet.
– Ky nuk është lajm.
– Nuk ka bir nane që i tregon Sami Lushtakut se a duhet të bëhet kryetar i Skënderajt a jo!
– Ai vendos vet se: a dëshiron të bëhet kryetar direkt apo indirekt i Skënderajt, sivjet ka vendosur të bëhet kryetar direkt.
– Nuk ka faj Memli Krasniqi që nuk është karizmatik, as s’do të bëhet kurrë, nuk ka peshë, aty është formalisht…
mos të numëroj tani problemet me ‘bandita’ që nuk e pyesin që i ka nëpër degë dhe që ata vet kanë vendosur të bëhen kryetarë, edhe një herë.
6. A është më mirë të pyetet njëri apo të pyeten të gjithë, mendoj mos është më mirë që shtëpia ta ketë një Zot dhe një kuletë.
– Nuk e di…mendimi i lirë dhe vendimi i pavarur nga partia në emër të partisë – janë dy çështje.
– Pra, nëse në VV bëhet veç qysh thotë Albin Kurti, bëhet sepse Albin Kurti mendon, të tjerët nuk lodhen të mendojnë, sepse nuk është lehtë të mendosh..më lehtë është të dëgjosh…
– Në PDK secili krye në vete, vendos vet. Ky është dallimi.
– Në VV mendon veç Albini, në PDK nuk mendon askush, vendosin të gjjthë krye në veti.
7. Shumica janë ish agjendtë të Shikut që e dinë jetën private të secilit prej nesh.
– Ata e dinë se kush me kë…kush i ka dy e kush një dashnor/e…
– Kanë njerëz në postë e në AKI, nëse duan mund ta marrin vesh se me kë flet dhe çka.
– Janë parti e intrigave, projektimeve morale, thashethemeve, e paragjykimeve dhe e primitivizmit të thellë.
– Më vjen keq për disa vajza që nuk largohen nga aty, dhe kanë pranuar t’i përshtaten mjerimit të partisë, duke pritur që partia të edukohet.
8. Albin Kurti tha se dy ish kryetarët e PDK-së janë në burg.
– Nuk thuhet me fjalë ajo që dihet, nuk është as filmike, ndoshta as e ndershme.
– Por është e vërtetë, bile ata janë në burgun që e kanë shpikur vet, dhe e kanë votuar me duart e veta,
natyrisht, kur e kanë votuar kanë menduar se të tjerët, jo ata,, do të përfundojnë në burg.
– Se është mit që e ka rrëzuar psikologjia: Të gjithë shkojnë në luftë me shpresë se vet s’do të vriten…se të tjerët do të vriten…
9. Nëse Albin Kurti me hile nuk e ka votuar Gjykatën Speciale (për t’u bërë interesant), të burgosurit e kanë votuar me hile, sepse kanë kujtuar se vet nuk do përfundojnë aty.
10. Prandaj, a ka gjë më paradoksale se sa ky përfundim:
– Albin ‘hileqari’ i ka mbrojtur të burgosurit e Hagës nga vetvetja, e ata kanë përfunduar vet në burgun që e kanë paramenduar se do t’u ndodh ‘shokëve’ të tyre e jo ‘atyre’
-Kjo është e vërtetë brutale.
– Pra, nuk është në pyetje këtu kush është më i ndershëm, por kush është më i mençur, fiton.
11. Tagjedia edhe më e madhe që Albin Kurti e përmendi në intervistën e mbrëmshme ishte fakti se deputetët e PDK-së,
që janë bërë ‘dikushi’ në emër të dëshmorëve,
kanë votuar në Kuvend për amnestimin e kriminelëve serbë të Veriut që e kanë zbrazur Veriun nga shqiptarët: me dhunë, me vasje dhe me plaçkitjen e pronës.
12 Gazetari që e intervistoi Albin Kurtin nuk ishte në gjendje ta jepte një mendim të vetin.
– Prandaj, e përmendi thënien e popullit: ‘Kur s’ke punë – luaje derën..’
– Shih ti me çfarë motivi duhet të konstituohet Kuvendi sipas tij…
gjynah!
– Albin Kurti buzëqeshi me naivitetin arrogant të gazetarit, e unë s’isha duruar pa qeshë me zë.
– Padija me të vërtetë është e neveritshme!
P.S. Luani fle 20 orë në ditë dhe prapë ia kanë frikën.