POLITIKATË FUNDIT

Haradinaj: Nëse Kurti s’i ka numrat, të lëshojë rrugë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, para seancës së 41-të konstituive ka kërkuar që Albin Kurti “të lëshojë rrugë” nëse s’e ka shumicën.

Sipas tij, Kurti është e keqja e Kosovës.

“Nëse e ka shumicën, le ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit ose qeverinë, ose le të lëshojë rrugë. E keqja e Kosovës është Kurti. Kurti di si të bëjë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por për qeveri nuk po lëshon rrugë. Kjo është situata. Po shihet se ai e ka ndarë mendjen me e çu Kosovën keq e më keq”, tha Haradinaj. /EO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *