TË FUNDIT

Prattipati e quan Kosovën “vendi më proamerikan në botë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kremtoi mbrëmjen e djeshme Ditën e Pavarësisë së SHBA-së me një ceremoni festive në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, diplomatë dhe miq të shumtë të Amerikës.

Në fjalimin e saj përshëndetës, e ngarkuar me punë në e Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, theksoi lidhjen e ngushtë mes dy vendeve dhe e vlerësoi Kosovën si një nga aleatët më të fortë të SHBA-së.

Parttipati e ka quajtur Kosovën si “vendi më proamerikan në botë”.

closevolume_off
“Kam festuar Ditën e Pavarësisë në shumë vende të botës, dhe nuk mund të imagjinoj një vend më të mirë për ta shënuar këtë rast sesa këtu, me ju, në vendin më pro-amerikan në botë… Faleminderit që po festoni me ne sonte.

Faleminderit për miqësinë dhe përkushtimin tuaj ndaj partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, u shpreh Prattipati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *