ROZËTË FUNDIT

Nora Istrefi e “djeg rrjetin” me bikini të zeza pranë pishinës

Nora Istrefi ka dëshmuar sërish pse konsiderohet një nga figurat më magjepsëse të skenës shqiptare.

Këngëtarja u shfaq e mrekullueshme në një set fotografik pranë një pishine luksoze, me detin e kaltër në sfond dhe me një palë bikini të zeza me figura shumëngjyrëshe që i theksonin linjat e tonifikuara.

Me një trup elegant dhe qëndrim plot vetëbesim, Nora u shfaq natyrale dhe sensuale, duke përcjellë një estetikë të pastër verore.
Pamja e saj u kompletua me flokë të lëshuar dhe një grim minimalist, që vetëm sa e theksonte bukurinë e saj karakteristike.

Nora, e njohur për prezencën e saj të fuqishme skenike dhe pamjen gjithmonë të kuruar, edhe këtë herë arriti të kthejë vëmendjen në mënyrën më të natyrshme të mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *