ROZËTË FUNDIT

Kim Kardashian për pak sa nuk pëson incident me veshjen në dasmën luksoze të Bezos, fansat shpërthejnë në kritika

Kim Kardashian u përball me një moment të sikletshëm ndërsa po përgatitej për dasmën ekstravagante të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia.

Në një video të ndarë në rrjetet sociale, 44-vjeçarja shihej duke u munduar të futej me vështirësi në një korse të bardhë me rripa, ndërsa gjoksi i saj gati sa nuk dilte jashtë.

Veshja, që përfshinte një fund të tejdukshëm dhe çorape deri në kofshë, bëri që shumë fansa të vënë në dyshim zgjedhjet e saj stilistike, shkruan DailyMail.

“Vetëm pse mundesh, nuk do të thotë se duhet”, shkroi një ndjekës në Instagram, ndërsa një tjetër e krahasoi pamjen me një ‘kostum striptisteje’.

Pavarësisht kritikave, Kim ndau me ndjekësit edhe disa fotografi nga mbrëmja luksoze, ku dukej e buzëqeshur mes motrave të saj dhe personazheve të tjerë të famshëm.

Ajo lavdëroi nusen Lauren Sanchez, duke shkruar: “Çfarë nuse e bukur je… të gjithë qamë duke të parë të ecje në korridor”.

Megjithatë, përpjekjet e Kim për të qenë në qendër të vëmendjes nuk kaluan pa u komentuar. Ajo u pa duke bërë selfie të pafundme gjatë ceremonisë dhe promovoi markën e saj SKIMS me një bikini me print kafshësh, duke shkaktuar reagime të përziera.

Disa e krahasuan me Bianca Censorin, gruan e ish-bashkëshortit të saj Kanye West, për shkak të stilit provokues.

Përkundër kritikave, Kim duket se qëndron e palëkundur në stilin e saj, edhe kur ai shkakton përçarje në opinionin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *