Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë
Ai tha se këto parti janë të dobëta, sepse sipas tij, partitë opozitare “duhet t’ia ndalojnë Kurtit të hyjë në zyre të qeverisë”.
“Sot ky regjim me hundë të bardhë, ky regjim po përpiqet çdo ditë që edhe strukturat e sigurisë t’i instrumentalizojë dhe t’i përdor ato si presion mbi të tjerët, dhe këtë e kanë bërë edhe më herët dhe po vazhdojnë ta bëjnë, përfshirë përndjekjen e njerëzve që ata i konsiderojnë kundërshtarë politik, në këtë rast siç jemi në gazetarët”, tha Kajtazi.
Ndër tjerash, Kajtazi tha se Kurti po abuzon me pushtetin.