TË FUNDIT

Nipi ish-kancelarit Helmut Kohl nga Bundestagu: Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e BE

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka ndarë përmes një postimi në Facebook një video ku deputeti gjerman Johannes Volkmann mban fjalim në parlamentin gjerman, duke përmendur Kosovën.

Ajeti shkruan se Volkmann, nipi i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl – një nga mbështetësit e mëdhenj të Kosovës – ka kërkuar që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, deputeti gjerman bëri thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

closevolume_off
“Një fjalim i jashtëzakonshëm, që bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ia vlen ta dëgjoni fjalimin e Johannes”, shkruan Ambasadori i Kosovës në Gjermani.

Statusi i plotë i ambasadorit Faruk Ajeti

“Faleminderit Johannes! Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij, Johannes, debutoi dje me fjalimin e tij të parë në Bundestag – dhe atë me një mbështetje të fuqishme për Kosovën, në kuadër të votimit për zgjatjen e misionit të Bundeswehr-it në Kosovë. Një fjalim i jashtëzakonshëm, që bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ia vlen ta dëgjoni fjalimin e Johannes”, shkruan Ajeti.

Kujtojmë që të enjten, më 26 qershor, Bundestagu në Berlin vendosi që misioni i Bundeswehr-it si pjesë e forcës ndërkombëtare të KFOR-it do të vazhdojë edhe për 12 muaj të tjerë.

Me 391 vota pro, 189 kundër dhe vetëm dy abstenime, u miratua zgjatja e mandatit.

Çfarë roli kanë ushtarët gjermanë në kuadër të KFOR-it?

Deri në 400 ushtare dhe ushtarë gjermanë do të mund të angazhohen sërish në Kosovë.

Detyra e tyre?

Të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë, në rendin publik dhe në përpjekjet për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm, demokratik dhe multietnik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *