Rita Ora ‘ngrit temperaturat’ me paraqitjet provokuese në bikini nga plazhi
Rita Ora ka ngritur temperaturat me paraqitjen e saj mahnitëse në një sërë bikinish provokuese, ndërsa modelonte koleksionin e saj të ri veror për markën britanike Primark.
Këngëtarja 34-vjeçare, e cila u bë ambasadore globale e këtij brendi të njohur në vitin 2023, u duk e mrekullueshme teksa pozonte me vetëbesim për të prezantuar pjesët më të reja të koleksionit – që përfshin bikini me material sateni dhe veshje të ndryshme verore.
Ylli i hitit “Anywhere” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa nga fotografitë provokuese të koleksionit, duke vënë ndër të tjerash në pah edhe linjat e saj të trupit.
E frymëzuar nga “ditët e gjata nën qiellin e artë dhe netët e paharrueshme”, koleksioni përfshin gjithashtu fustane të hapura nga shpina, funde të lehta dhe të gjata, si dhe copëza të punuara me grep – perfekte për verën. Rita u kujdes të prezantonte edhe aksesorët dhe bizhuteritë që shoqërojnë këtë linjë të re.
Duke folur për bashkëpunimin e fundit me Primark, që pritet të dalë në dyqane të martën, Rita shprehet: “Vera është një nga stinët e mia të preferuara për të shprehur veten përmes modës. Është e lirshme, e guximshme dhe plot personalitet”.