TË FUNDIT

Nëse Serbia sulmon, Kosova do jetë vetëm – pa doktrinë ushtarake të përbashkët me Shqipërinë

Institucionet në fushën e sigurisë nuk ndikohen shumë nga ky mos funksionalitet politik në Prishtinë. Pasi ato janë krijuar nga institucionet e sigurisë ndërkombëtare dhe të gjithë angazhimin e tyre institucional e kanë në kuadër të këtij angazhimi ndërkombëtar në Kosovë. Pra sado që të ketë krizë politike në Kosovë, kjo krizë nuk prek funksionimin e këtyre institucioneve në nevojë të çështjes së sigurisë së Kosovës. Ndërsa grupi i dytë i institucioneve , ai politiko – ekonomik ndikon në pozitën e Kosovës pasi mos funksionimi i tyre në kuadër të përcaktuar ligjor sjell pengesa të mëdha në investime ekonomike dhe ndihma ekonomike të nevojshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ndërsa në raport me Serbinë, grupi i parë i institucioneve, ai i sigurisë nuk kanë cenim. Po të kujtoni rastin e Banjskës, këto institucione u koordinuan me KFOR-in që në fillim e nuk patën nevojë për vendime politike për të kryer veprimtarinë dhe detyrën e tyre”, kështu thotë eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj.

Goxhaj në një intervistë ekskluzive për gazetën ““Bota sot””, thotë se bashkëpunimi Kosovë- Shqipëri është thjesht në nivel reklamimi, por jo bashkëpunimi kombëtar dhe në këtë mënyrë nuk mund t’ju bëhet ballë sfidave të sigurisë në Ballkan.

“Duhet organizim dhe bashkëpunim në çdo nivel të zinxhirit komandues, që nga niveli skuadrës e deri të niveli shtabit të Përgjithshëm. E përsëris duhen njësi të përbashkëta operacionale në nivel taktik dhe operacional. Pa këto nuk do të mund t’i bëjmë ballë nesër të vetëm një rreziku ekzistencial nga fqinjët dashakeq”, deklaron Goxhaj.

closevolume_off
Sipas tij, situata e sigurisë në veri të Kosovës është e qëndrueshme dhe çdo lloj akti që mund të ndodhi ai mund të jetë vetëm i izoluar.

“Por them e qëndrueshme pasi çfarëdo akti terrorist dhe çfarëdo lloj proteste të organizohet atje, tashmë nuk ekzistojnë kushtet për një destabilizim as të veriut, e as të Kosovës. Çdo lloj akti që mund të ndodhi ai mund të jetë vetëm i izoluar, pa mundësi për tu hapur dhe për të krijuar një situatë të ngjashme si në Banjskë. Kjo pasi shumica e atyre që do të mund të krijonin këtë situatë janë larguar nga Kosova dhe hyrja e tyre sërish në këtë territor nuk është diçka që mbetet pa u marrë vesh nga organet e sigurisë së Kosovës, në veçanti policia e saj”, shton eksperti.

Goxhaj në intervistë flet edhe rreth stërvitjes “Defender 2025”, luftës në Ukrainë ndikimit të saj në sigurinë e Ballkanit dhe veçanërisht në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, si dhe Rusisë dhe “humbjes” së saj të mundshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *