Ndoca deputetë zuzarë, provokojnë presidenten e artë, Vjosë Osmani
Kosovën e kanë gjunjëzuar para Serbisë dhe të aleatëve të saj, armiq të Kosovës, pikërisht, ish-shtetarët dhe ish-pushtetarët të zhytur në krime e hajni zyrtare, të shantazhuar me dosje faktike penalizuese.
Me gjithë porosinë e përsëritur të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, për listat e pastra të kandidatëve për deputetë, opozita PAN-iste shpërfilli sugjerimin e bërë. Ajo jo vetëm që i ricikloi të inkriminuarit, por solli edhe sojin e tyre në listat zgjedhore! Doza e kriminalizimit veç sa u shtua në Parlamentin e Kosovës!
Disa deputetë të rikthyer dhe rishtarë në Parlament, përgjatë fushatës parazgjedhore, janë zotuar se do t`i lirojnë të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si – Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale-, siç e ka gjetur emërtesën adekuate, bazuar në shumësinë numerike të vrasjeve cilësore politike të bëra, përgjatë luftës dhe pas luftës së Kosovës, prokurori amerikan Jack Smith. Dhe, ende pa u ligjësuar si deputetë, kanë filluar sulmin frontal të organizuar, kundër Presidentes së artë, Vjosë Osmani, institucioneve shtetërore e pushtetare të Kosovës, pse nuk e anatemojnë e sulmojnë Gjykatën Speciale të Kosovës, të aprovuar nga Kuvendi i Republikës të Kosovës, me seli në Hagë!
closevolume_off
Javë më parë, njëri nga deputetët “yryshli” i PDK-së, pa fije sensi njerëzor, madje me paturpësi klasike, edhe pse i ka ra për hise ta gëzojë petkun e “diplomatit”, me një gjuhë hiç diplomatike, kërcënoi Kosovën “me trazira, gjakderdhje, nëse dënohet njëri nga “çliruesit e Kosovës”, përkatësisht, Hashim Thaçi, edhe pse ai pranon vet se “kam qenë larg frontit të luftës”, pra, ka qenë banor rezident i hotel Rognerit apo Bllokut të Zi të Tiranës, e jo pjesë e luftës dhe aq me hiç “çlirues!”
Kolegu i tij, deputet rishtar, yll i mediave televizive e digjitale, i përditshëm dhe i përnatshëm, Artan Behrami, këshilltar i parë politik, i presidentit, Hashim Thaçi, si gramafon i prishur, Gjykatën e Kosovës e quan “fashiste”, natyrshëm, edhe prokurorët e gjyqtarët e saj! Himnizon “çlirimtarët”, edhe pse tre nga ata nuk janë fare pjesë e luftës, dezinformon për të “bëmat” e tyre luftarake e politike. Ai flet në emër të popullit të Kosovës, se, gjoja, është në zi kombëtare, për burgosjen e “çlirimtarëve” të tij. Edhe pse të gjitha anketimet e bëra, 80 % e shqiptarëve vendorë dhe të përbotshëm, kërkojnë zbulimin e krimeve dhe ndëshkimin e kriminelëve, qofshin ata serbo-sllavë apo shqiptarë bastardë. Sepse krimit nuk i skadon afati dhe, në veçanti, krimeve vrastare të listuara serike cilësore-politike.