TË FUNDIT

Politika Trump ‘rikthen’ vëmendje nga Kosova, Ukshini flet për deklaratën e fundit të presidentit amerikan – jep sinjal pozitiv

Së fundi, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rikthyer vëmendjen ndërhyrjen e tij në dialogun Kosovë–Serbi, duke deklaruar se falë angazhimit të tij u “parandalua një luftë e mundshme” mes dy vendeve gjatë mandatit të tij të parë.

Në një deklaratë për “Fox News”, Trump ka theksuar se për përpjekjet e tij në këtë dhe në çështje të tjera ndërkombëtare, ai do të duhej të shpërblehej me Çmimin Nobel.

E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli ish-ambasadori Sylë Ukshini.

closevolume_off
Së pari, ai u shpreh se ky është sinjal që BE nuk po bën sa duhet për të arritur një marrëveshje Kosovë-Serbi, prandaj SHBA po shfaqet në “horizont”.

“Pa marrë parasysh se cili do të jetë epilogu I kësaj deklarate nga Shtëpia e Bardhë, të paktën ajo tregon për një gjë se dialog i Brukselit (Kosovë–Serbi) vazhdon të ecën pa një busulle dhe se BE-ja heziton, ndërsa SHBA po shfaqet në horizont. Dhe përveç kësaj, deklarata e Trumpit sugjeron se procesi i ndërmjetësimit evropian në dialogun e nisur me 2011 e ka humbur orientimin fillestar, dhe se është evidente mungesa e konsistencës dhe vendosmërisë, të cilat po e dobësojnë në sytë e dy palëve kredibilitetin e BE-së si lehtësuese e dialogut. Në këtë kontekst edhe vizita e presidentit të Këshillit Evropian Antoni Costa dhe e përfaqësues për politikë të jashtme të BE-së, Maja Kallasa, vetëm sa e vërtetoi pavendosmërinë e Brukselit për të ushtruar ndikim real mbi palët negociuese, veçanërisht për të garantuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe për të mbajtur një qëndrim të baraspeshuar e të besueshëm”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *