TË FUNDIT

Sulmoi kameramanin afër urës së Ibrit, dënohet me burgim

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur fajtor I.M., shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, në lidhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktgjykimit të shpallur më 23 qershor 2025, ndaj të pandehurit është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e 5 muajsh, i cili do të ekzekutohet brenda 15 ditësh nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Sipas Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ngjarja për të cilën është dënuar I.M. ka ndodhur më 17 nëntor 2022, në Mitrovicë Veriore. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i pandehuri, në bashkëkryerje me një person tjetër të panjohur (N.N.), ka sulmuar kameramanin e portalit “Insajderi”, J.M., ndërsa ky i fundit po incizonte një ngjarje afër urës së Ibrit. Gjatë sulmit, I.M. e kishte goditur të dëmtuarin në pjesën prapa kokës dhe kishte tentuar t’i merrte telefonin, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me dëmtime të përkohshme të shëndetit.

closevolume_off
Seanca e shqyrtimit fillestar ishte mbajtur më 19 qershor 2025, ndërsa aktgjykimi u shpall në mungesë të të gjitha palëve në procedurë.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi në afat prej 30 ditësh nga pranimi i tij në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *