TË FUNDIT

A qëndron Kosova politikisht në defensivë, përball Serbisë?

Po t´i shikosh liderët e Kosovës, nëse mund t´i quash lider, ke përshtypjen se nga njëri te tjetri, preokupim kryesor e kanë se si ta rrëmbejnë pushtetin, apo ndonjë pozitë shtetërore, pa u preokupuar për fatin e atdheut.

Shembull për këtë është mos konstituimi i Kuvendit të Kosovës, të cilit nuk po i shihet fundi. Ky rast mjafton të shihet mos përgjegjësia e liderëve në politikën e brendshme të vendit, në planin kombëtar, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Në krahasim me shtetin kriminel serb, Kosova është shtet i ri dhe nuk e ka përvojën e shteteve tjera, e as të Serbisë, po për atë do të duhej të punohej me përgjegjësi dhe hapa të shpejtë, duke shkolluar kuadro të nevojshme, që do të ishin në gjendje t´i marrin përgjegjësitë, jo vetëm t´i kundërviheshin propagandës serbo – ruse, po të ishin aktiv edhe në arenën ndërkombëtare për të dominuar mbi diplomacinë serbe, e cila po e lufton Kosovën. Ky do të duhej të ishte synim i strukturave të Kosovë, po edhe i gjithë komunitetit shqiptar.

closevolume_off
Përgjithësisht Kosova në këtë plan do të duhej ta kishte përkrahjen e shtetit amë, Shqipërisë që ta thyenin apo të dominonin mbi diplomacinë aktive serbe, po çështja është: a punojnë dhe a koordinohet shtetet tona, në një plan të tillë jetik për kombin?

Në realitet shumica e shqiptarëve e njohin afrinë e kryeministrit Rama me Vuçin e Serbinë, prandaj të presësh prej tij hapa konkret, që Kosova t´i kundërvihet planeve serbe në arenën ndërkombëtare, është pothuaj baras me zero. Një ndryshim i shpejtë në politikën e Shqipërisë, pothuaj është i pamundur, kur dihet se me shekuj Serbia dhe Greqia e kontrollojnë shtetin shqiptar, politikën e tij të brendshme dhe atë të jashtmen.

Dardania e etshme për shtetin amë, kurrë nuk i ka humbur shpresat dhe ka luftuar me të gjitha forcat, për t´u çliruar nga Serbia. Dhe kjo u arrit me sakrifica të mëdha. Lufta në betejë të hapur u fitua, po tash është lufta politike për ta ruajtur sovranitetin e plotë në çdo pjesë të Kosovës. Derisa i vetmi, deshëm apo s’deshëm ta pranojmë, Albin Kurti pas 20 vitesh arriti që veriun e vendit ta kthej nën sovranitetin e Kosovës, kurse kryeministri Rama në vend se t´i qëndroj fuqishëm Kosovës në qëndrimin e saj, ai i printe komunitetit ndërkombëtar, kundër hapave të guximshëm të Kosovës.

Tash derisa gjendja globale po merr dimensione të reja, sidomos me luftën Ukrainë – Rusi dhe tash shpërthimi i konfliktit Izrael – SHBA – Iran, gjendjen në Ballkan mund ta vendos në një konflikt të ngrirë.

Konflikti i ngrirë i konvenon sidomos Serbisë, pasi Vuçiqi gjithnjë deklaron se do ta pres momentin e volitshëm ndërkombëtar, që ushtarakisht ta ripushtoi Kosovën.

Pra shikuar në aspektin e gjerë, prioritet i presidentit Trump janë Kina, pak a shumë lufta Ukrainë – Rusi dhe konflikti Izrael – Iran, po edhe lufta tregtare me gjithë botën e sidomos me EU, prandaj shtrohet pyetja: ku mbetet Kosova në një gjendje të tillë globale, kur Serbia si në aspektin ushtarak po të ketë mundësi do ta ripushtonte, ose në aspektin politik do ta aprovonte ndarjen, kurse si opsion të fundit, nëse opsionet e lartpërmendura nuk mund ti aprovoi dot, e ka Asociacionin?

A është Kosova në gjendje, me liderët e saj, t´i kundërvihen Serbisë dhe planeve të saj, në aspektin ushtarak e politik? Pa një përkrahje të shtetit amë dhe partnerëve ndërkombëtar, është pothuaj e pamundur, megjithatë duhet angazhim maksimal në mbrojtje të atdheut, si në planin ushtarak por edhe politik. Ëndrra e fituar nuk duhet dorëzuar, pa marr parasysh sakrificat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *