OPINIONTË FUNDIT

Kosova gjer në fyt me tradhtarë, vëllavrasës, hajna e sekserë!

Rexhep Torte
Kërcënuesve të Presidentes Vjosa Osmani dhe kërcënueve të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, po ua rikujtojmë t’ia vënë gishtin mendjes së tyre të krisur, se nëse këtyre dy udhëheqësve të pastër e dinjitozë të ruajtjes së lirisë, pavarësisë dhe të integritetit e sovranitetit të Kosovës, u ndodhën edhe e keqja më e vogël, dorasit eventual do të fshihen nga faqja e dheut, e para nga populli i shumëvuajtur i Kosovës, dhe e dyta nga Presidenti Donald Trump dhe CIA amerikane!

Ky ngërç disa mujor nga ana e opozitës në Kosovë për konstituimin e Parlamentit të Kosovës që e pengon dhe e pamundëson edhe formimin e Qeverisë Kurti 3, dëshmon e demonstron se me tradhtarë, vëllavrasës për pushtet, hajna, beterë e sekserë nuk mund të mbahet dhe të fuqizohet Kosova si shtet.

Naim Miftari-ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut vite me radhë po rekomandon, sugjeron e paralajmëron se në Kosovë në të gjitha institucionet e rëndsishme, partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe NISMA, në 22 vitet e kaluara kur e qeverisën Kosovën, në të gjitha instituciont e rëndësishme për funksionimin e shtetit të Kosovës kanë instaluar sekserët e tyre sidomos në Gjykatën Kushteuese të Kosovës, në Prokurori dhe në Gjyqësi.

“Pa u pastruar këto tradhtarë, vëllavrasë, hajna, beterë e sekserë asnjë qeveri e pastër dhe dinjitoze dhe atdhedashëse nuk mund të ecën para, qoftë në qeverisje, qoftë në demokratizim, qoftë në zhvillim ekonomik, ushtarak e mbarë shoqëror”, thekson Naim Miftari.

Të gjithë jemi dëshmitarë se ndaj asnjë argumenti dhe dëshmimi të Naim Miftarit askush nga ish udhëheqësit e opozitës në Kosovë nuk ka pasur kaçik e guxim t’i demantojë, duke filluar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Vlora Çitaku…, Isa Mustafa, Edita Tahiri, Lutfi Haziri…, Ramush Haradinaj… dhe Fatmir Limaj…!

Në opusin e shprehjeve filozofike popullore shqiptare ekziton dhe thuhet figurativisht se, “Albin Kurti e Vetëvendosje po i thonë popullit. “Kemi kapur do hajna të rrezikshëm. Populli u përgjigjet lëshojini këta hajna. Albin Kurti e Vetëvendoja përgjigjen. Ne po i lëshojmë, por ata nuk po ikin”!

Qeveria Kurti 3 duhet të themelohet domosdoshmërisht me dashje apo pa dashje, i pëlqen apo nuk i pëlqen opozitës karrieriste, avanturiste e tradhtare, sepse ndryshe Kosovën e mori lumi dhe do të bjerë në dorën e armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, për vetë faktin se kjo opozitë e sotme nuk ia ka fare dertin Kosovës shtet, por e ka dertin si të shpëtojë nga tradhtitë që ia bëri Kosovës, e ka dertin si ta shpëtojë pasurinë multimilionëshe të shtresuar me korrupsion dhe hajni brenda e jashtë Kosovës!

Kosova nuk mund të pret asnjë të mirë nga PDK e Hashim Thaçit e Kadri Veselit të cilët po gjykohen me akuza të rënda penale për vëllavrasje për pushtet të kundërshtarëve politikë, për vrasjen e ushtarëve të UÇK-së që nuk u shkonin për dyzeni, për vrasjen e veprimtarëve dhe aktivistëve atdhedashës të LDK-së!

PDK, LDK, AAK dhe NISMA me këto iluzione të mbrapshta dhe armiqësore kundër Kosovës gjatë qeverisjes së tyre i instaluan sekserët në institucionet e Kosovës si virusë e dëmtues të rrezikshëm të Kosovës, gjë që për fat të keq po manifestohet edhe sot 26 vite pas çlirimit e pavarësimit të Kosovës.

Kjo më së miri dëshmohet nëpërmjet ngërçit shokues në Parlamentin e Kosovës që na korriti para botës demokratike, ku për të 34 herë opozita humbëse e zgjedhjeve po e bojkoton konstituimin e Parlamentit. Kjo dëshmohet edhe me kërkesën që AAK në bashkërendim me PDK, LDK, e NISMA e dërgoi në Gjykatën Kuhtetuese të Kosovës për të dhënë vetëm një mendin, e ky mendin do të ishte, a ka të drejtë Parlmenti i Kosovës që konstituimin e Parlamentit ta bëjë me votim të fshehtë?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tashmë më shumë se një muaj hesht e nuk po flet fare, duke u lejuar komentuesve të ndryshëm t’i bijnë kush thumbit e kush patkoit. Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duhet të ishte shumë e shpejtë, nëse nuk është kompetente të thotë që nuk është kompetente. Ose të përgjigjet nëse votimi i fshehtë ka mundësi të realizohet ose jo, vetëm kaqë!

Kjo Gjykatë Kushteuese e Kosovës e ka zgjedhur heshtjen me arsyetimin se paska rregullat e saj, po hesht e po bën sehir sikur me qenë Gjykatë e ndonjë shteti tjetër armik! Pse vepron me kaq indiferentizëm kjo Gjykatë, kur me paga të majme po e han bukën e Kosovës, ndërsa ujin po e çon në mullirin e armikut?!

Të rikujtojmë se Gjykata Kushtuese e Kosovës ka dëshmuar shumë herë se është seksere e partive opozitare në Kosovë, duke marrë si shembull refuzimin e Ligjit për pagat, efuzimin e Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifukueshme, refuzime të cilat kjo Gjykatë i dha me vonesa pas më shumë se një viti, në vend që të jetë e shpejtë dhe efektive, ajo po bën qëllimshëm zvarritje në dëm të Kosovës!

Prokuroria e Kosovës është tragjedikomedi më vete, pasi nuk nguroi dhe nuk pati fije respekti, por u mundua në të gjitha mënyrat ta denigrojë e kompromitojë ish kryeminstrin Albin Kurti që të shkojë të dëshmojë në zyrat e prokurorisë, edhe pse Albin Kurti ishte i gatshëm që dëshminë ta jep para prokurorit në zyrën e tij në Qeveri.

Ky insistim i Prokurorisë erdhi përkundër faktit që kjo Prokurori po i mbyllën sytë para qindra rasteve ku është dashur të kryejë hetime. Prokuroria duhej të kryente hetime fillimisht ndaj Hashim Thaçit dhe familjes së tij lidhur me faktin prej nga dhe si e shtresuan tërë atë pasuri multimilionëshe!

Duhej të hetohej gjithashtu prej nga dhe si Kadri Veseli dhe familja e tij shtresuan pasuri milionëshe, dhe mbi të gjitha të hetohej edhe hapja e llogarive rrjedhëse nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli për tu mbushur me kontribute për mbrojtjen e tyre, edhe pse shteti i Kosovës është duke paguar me miliona euro për numrin e madh të avokatëve me renome botërore të angazhuar për akuzat e tyre personale e që nuk kanë të bëjnë fare me shtetin e Kosovës!

Prokuroria e Kosovës duhej ta hetonte tradhtaren Vlora Çitaku e cila kur ishte ambasadore e Kosovës në SHBA, duke u vënë në shërbim të Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, me ndihmën e Joe Bolton, Matheë Palmer-dhëndërit serb, e kishte përgatitur marrëveshjen për dhurimin e Veriut të Kosovës Serbisë gjenocidale, marrëveshje të cilën nuk lejoi të zbatohet Angela Merkel-asokohe kancelare e Gjermanisë.

Prokuroria Kosovës duhet ta hetojë tradhtaren Vlora Çitaku prej kah dhe si i bleu tre banesa në pronësi të saj, kur qindra mijëra të rinj nga Kosova pas çlirimit për një kafshatë buke kanë emigruar në botën e jashtme për të jetuar e punuar?!

Prokuroria e Kosovës duhet ta hetojë Isa Mustafën-akademikun munafikun së bashku me familjen dhe djemtë e tij për korrupsion, hajni dhe për pasurinë e shtresuar milionëshe!

Prokuroria e Kosovës duhet ta hetojë Isa Mustafën edhe për nënshkrimin e Marrëveshjes për Asociacionin serb në Kosovë në vitet 2013/2015 kur ishte kryeminstër i Kosovës gjatë koalicionit famëkeq PDK-LDK!

Prokuroria e Kosovës duhet a hetojë Edita Tahirin-ish kryenegociatoren e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, e cila e pranoi fusnotën serbe për Kosovën!

Prokuroria e Kosovës duhet ta hetojë Lutfi Hazirin për pasurimin e tij korruptiv dhe për dëmin që ia shkaktoi Kosovës duke themeluar në Kosovë kaqë komuna serbe në kohën kur ishte ministër i Pushtetit lokal në Kosovë!

Prokuroria e Kosovës duhej ta kishte hetuar Ramush Haradinajn për të kuptuar lidhjen e tij me DGSE-në franceze kur u arrestua në Francë dhe ku, sipas Naim Miftarit gjatë arrestimit në Francë asokohe Ramush Haradinajn e vizitonte shpesh një bjondinë e DGSE-së franceze!

Prokuroria e Kosovës duhej ta kishte hetuar Ramush Haradinajn për bashkëpunimin e tij me kontrabandistët serbë në Veri të Kosovës dhe sidomos për lidhjet e tij me kryeterroristin serb Millan Radoiçiq.

Prokuroria e Kosovës duhej ta hetojë Ramush Haradinajn për pasurinë e tij milionëshe të shtresuar me korrupsion dhe me blerjen e tokës së Kosovës me nga 3 euro për një ar, si edhe për blerjen e 200 hektarëve me pemë frutore për vetm 70 euro!

Prokuroria e Kosovës duhet ta kishte hetuar Ramush Haradinajn edhe për 8 mijë e 200 hektarë Bjeshkë të Kosovës në Zhleb e Çakor që ia fali Malit të Zi në kohën kur ky Ramush Haradinaj ishte kryeministër!

Prokuroria e Kosovës duhej ta kishte hetuar Fatmir Limajn për pasurinë e tij milionëshe korruptive.

Prokuroria e Kosovës për çudi reagoi me shumë vonesë edhe ndaj kërcënimeve me jetë që ia bënë Vjosa Osmanit-Presidentes së Kosovës, e cila gëzon respekt dhe autoritet te tërë udhëheqësit në arenën botërore me të ciët është takuar për t’i njoftuar me të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës karshi Serbisë gjenocidale dhe hegjemoniste.

Prokuroria dhe prokurorët e Kosovës sëbshku me kërcënuesit duhet ta ketë të qartë se po i ndodhi edhe dëmi më i vogël Presidentes Vjosa Osmanit fillimisht dënimin do ta marrin ga vetë populli i Kosovës, por mos harrojnë se dënimin më të ashpër dhe eliminues do ta marrin edhe nga Presidenti Donald Trump dhe CIA amerikane! E njëjta gjë vlen edhe nëse Kryemnistrit në detyrë i ndodhën dëmi më i vogël!

Gjykatat dhe Gjyqësia e Kosovës nuk dallojnë aspak nga Prokuroria e Kosovës për nga indolenca dhe zbatimi i ligjit me dy standarde, ndaj edhe opozita mjerane është kategorike kundëer Albulena Haxhiut për tu bërë kryeparlamntare, sepse Albulena Haxhiu ua futi frikën në thellësi të palcës me përgatitjen e Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me përgatitjen e Reformës në Drejtësi dhe me përgatitjen për Vetingun që të nevojsjhëm dhe të dobishëm për Kosovën.

Përfaqsësues të PDK, LDK, AAK dhe NISMA sa herë që Kosova shënon ndonjë datë të lavdishme historike marrin hyrish për ta vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekazin Legjendar të Familjes Heroike të Jasharajve vetëm për politikë ditore, edhe pse asnjëri udhëheqës nga këto parti opozitare nuk u angazhua aspak për mirëmbajtjen e Kullave të Jasharajve.

Të mos harrojmë që asnjë nga ish komandantët e UÇK-së, e veçanërisht Sami Lushtakun i cili e quan veten komandant i UÇK-së e që nuk i erdhën në ndihmë Adem Jasharit dhe Familjes së tij Heroike ku në luftim me ushtrinë e policinë serbe të armatosur gjer në dhëmbë,ranë doshmorë 58, burra, gra e fëmijë me në krye Adem Jasharin!

Në odën e miqve të Kullat e Familjes Heroike të Jasharajve në Prekaz nuk janë të mirëseardhur askush nga PDK, LDK, AAK dhe NISMA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *