POLITIKATË FUNDIT

10 mijë konsumatorë në Klinë bëhen me ujë të pijshëm

10 mijë konsumatorë të Klinës janë bërë me ujë të pijshëm. Kjo pasi Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar për përurimin e projektit investiv për ujin e pijshëm, duke u shtuar 84 litra për sekondë.

“Me investimin e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës, MAPL, KRU ‘Hidrodrini’-t dhe Komunës së Klinës, konsumatorët e kësaj komune përfitojnë 84 l/s (litra ujë në sekondë) më tepër. Projekti në fjalë ka impakt të drejtpërdrejt te 10 mijë konsumatorë, që bëhen me ujë të pijshëm, ndërsa vlera investive e përbashkët prek shifrën prej 1 milion euro”, thuhet në njoftimin e kësaj KRU.

Në përurim mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrat në detyrë Artane Rizvanolli dhe Elbert Krasniqi, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, Dri Cena.

“Fundërruesi i përuruar sot kanalizon, mbledh dhe filtron ujin nga burimi i lugut të Drinit të Bardhë. Projekti investiv do të rrisë kapacitetin e filtrimit të ujit për konsumatorët e qytetit të Klinës dhe fshatrave përreth”, vazhdon njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *