Tali për “Bota Sot”: Ngërçi në Kuvend, lojë e partive – Asociacioni, të mos i japim Serbisë një armë për të na luftuar
Për aktualitetin në vend, në një intervistë për “Bota sot”, ka folur ish-deputeti Driton Tali.
Ai thotë se moskonstituimi i Kuvendit është një lojë partish, e cila tashmë ka kaluar në irritim dhe duhet të ndalet për të mirën e të gjithëve. Sipas tij, ka ardhur koha të flitet për një datë të zgjedhjeve të parakohshme.
Lidhur me deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, Tali thekson se, pavarësisht mënyrës se si na ka përmendur, kjo është pozitive, pasi e mban Kosovën në agjendën ndërkombëtare.
closevolume_off
Sa i përket themelimit të Asociacionit, ai deklaron se, pavarësisht presioneve, qeveria e ardhshme duhet ta shtyjë sa më shumë krijimin e tij, që “kësaj Serbie” të mos i jepet një armë për të na luftuar.
Ndërsa për çështjen e sigurisë në rajon, Tali thotë: “Derisa të ekzistojë ‘kjo Rusi e Putinit’ dhe ‘kjo Serbi e Vuçiqit’, rreziku është permanent. Është si një bombë e kurdisur që mund të shpërthejë në çdo moment.”
Intersita e plotë:
“Bota sot”: Z. Tali, si e vlerësoni situatën aktuale politike në Kosovë, me theks të veçantë, mos-konstituimin e Kuvendit?
Driton Tali: Mos kostituimin e Kuvendit e shoh si një puro lojë partish ku secila tenton të përfitojë nga rrethanat. Unë nuk shoh se ish opozita ta ketë shumicën sepse po ta kishte do ta votonte këdo që partia fituese e dalë nga zgjedhjet do ta propozonte ashtu që sa më shpejt të futeshin në konsumimin e afateve të parapara ligjore për konstituimin e institucioneve shtetërore. Bile, bile shikuar strikt nga interesi i ish opozitës, edhe sa ma i/e paaftë të jetë kandidati/ja nga partia rivale aq ma mirë për ata.
Mirëpo, kjo lojë tashmë ka kaluar në irritim për publikun dhe duhet stopuar për të mirë e të gjithëve. Unë mendoj se partitë duhet të ulen e të merren vesh për datën e zgjedhjeve të reja të parakohshme, e që besoj se koha më e mirë për mbajtjen e tyre janë në tetor, në të njëjtën ditë së bashku me ato lokalet.
“Bota sot”: Si e vlerësoni deklaratën e Trump?
Driton Tali: Presidenti Trump është duke u ballafaquar me probleme shumë të vështira gjeopolitike të cilat i kanë sfiduar goxha shumë premtimet e tij elektorale si bie fjala se “do ta ndali luftën në Ukrainë për 24 orë”. Jo që nuk e ndali por, siç jemi dëshmitarë, javën e kaluar filloi edhe një e freskët, mes Izraelit dhe Iranit.
Sidoqoftë, përmendja e Kosovës nga Presidenti i ShBA-ve, qoftë edhe për nevoja të politikës ditore, për mendimin tim është pozitive sepse e mbanë Kosovën në agjendë. Megjithatë unë, me gjithë respektin dhe admirimin që e kam për ShBA-në, në këtë atmosferën e krijuar, pa shtimin e presionit ndaj “kësaj Serbie” nuk shoh se si do ta zgjidhë sagën ballkanike, qoftë në raport me Kosovën apo Bosnjën ose Malin e Zi.