Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen ushtarake të përbashkët “JRTC 25-08” në ShBA.
Ata iu bashkuan Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s dhe njësive mbështetëse të tjera për të zhvilluar aftësitë e tyre në një mjedis të simuluar të luftës në shkallë të gjerë.
Ushtarët e FSK-së janë përfshirë intensivisht në operacionet “forcë-kundër-forcë”, ku çdo komponent po vihet në provë në kushte të ngarkuara dhe me ritëm të shpejtë, tha Garda Kombëtare e Iowas.
Stërvitja është projektuar për të testuar gatishmërinë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe reagimin në situata reale të konfliktit.