“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore iraniane, çfarë fshihet 90-100 metra në thellësi të saj
Çelësi mbrohet nga “Mali i Shenjtë”, siti bërthamor i Fordow. Pikërisht brenda këtij bunkeri gjigant, Irani ka instaluar një pjesë të centrifugave të nevojshme për pasurimin e uraniumit.
Një objektiv i vështirë edhe për forcat ajrore izraelite, të cilat tani për tani mund të “gërvishtin” vetëm pjesën e jashtme të këtij impianti themelor.
Republika Islamike, që në ditët e para të ekzistencës së saj, ka ndjekur me kujdes atë që po ndodhte në Lindjen e Mesme, duke marrë parasysh përvojat e veta, gjithmonë të vështira, dhe ato të fqinjëve.
Për tetë vjet ajo zhvilloi luftë me Irakun, duke përdorur gjithashtu raketa tokë-tokë, një instrument i domosdoshëm lufte sot.
Në të njëjtën periudhë, ishte dëshmitare e sulmit izraelit në reaktorin bërthamor irakian të Osirakut, akti i parë i zbatuar nga Tel Avivi.
Dhe kuptoi se, nëse do të donte të zhvillonte arsenalin atomik, do të duhej të mendonte se si ta mbronte atë.
Prandaj lindi plani për strukturat nëntokësore, të afta për të marrë goditje, si Fordow dhe së fundmi në Kolan Gaz, në jug të Natanzit.
Ndërtimi i “laboratorit” filloi në periudhën 2006-2007, ndërkohë që regjimi e njohu ekzistencën e tij vetëm në vitin 2009. Zgjedhja e vendndodhjes u përcaktua nga karakteristikat e zonës malore, të përsosur për t’u përdorur si “strehë”
Sipas zërave, ka edhe një aspekt simbolik: rajoni i Fordow kishte një përqindje të lartë të “dëshmorëve” në konfliktin me trupat e Sadam Huseinit dhe nuk është shumë larg qytetit të shenjtë të Qomit, fener i fesë shiite.
Natyrisht, kjo pikë e dytë është e parëndësishme në krahasim me nevojat e sigurisë dhe vlerën e kërkimit shkencor në një fushë strategjike.
Objekti mendohet të jetë i përbërë nga një sërë hapësirash shumë të mëdha, ku janë vendosur pajisjet. Një raport i agjencisë britanike “RUSI”, vlerëson se ai është në një thellësi 90-100 metra, nivel i mjaftueshëm për t’i bërë ballë një goditjeje nga izraelitët.
Forca ajrore ka pajisje anti-bunker dhe ka përdorur shumë prej tyre për të eliminuar liderët e Hezbollahut të strehuar në tunele të gërmuara poshtë ndërtesave, por nuk ka GBU 57A, të zhvilluar nga Pentagoni, bomba që mund të hidhen nga bombarduesit B-2.
Në fakt, ditët e fundit vëzhgues dhe diplomatë kanë ripërsëritur për mediat: vetëm me një ndërhyrje amerikane është e mundur të dëmtohet Fordow dhe as që është e sigurt se do të mjaftojë.
Hipoteza të ndryshme janë formuluar duke marrë parasysh shtresat e betonit, tokës dhe materialeve të tjera të përdorura nga punëtorët për të shndërruar “qendrën” në një fortesë, me kufij dyshimi të lidhura me mungesën e të dhënave të sakta. Mbrojtja e brendshme shoqërohet me kundërmasa rreth perimetrit për të penguar sulmet e komandove.
Muaj më parë, një artikull i publikuar në “New York Times”, kushtuar planeve të IDF, nuk përjashtoi një ndërhyrje nga forcat speciale pas një sulmi, një alternativë për të kompensuar mungesën e bombave mjaft të fuqishme.
Dhe një veprim i trupave elitare izraelite në Siri, në mars me inkursionin në fabrikën e raketave nëntokësore të Maysafit, u interpretua nga disa edhe si një provë me Iranin në mendje.
Është e parashikueshme që Pasdaran rriti numrin e njerëzve për ta bërë një operacion armik shumë të rrezikshëm, qoftë edhe një sabotim të thjeshtë, mënyra tjetër e zgjedhur nga Mossad për të shkaktuar dëme në Natanz.
Vetëm se disa letra mund t’i luhen një herë, kundërshtari mëson nga leksionet, edhe pse episodet e fundit tregojnë se në Teheran dikush nuk e ka kryer plotësisht detyrën e tij për shkak të gabimeve dhe nënvlerësimit.
Informacioni, në këto momente, mund të përfaqësojë devijime, veçanërisht në një krizë të pafundme, me skenarë përsëritës, por edhe një kornizë që është bërë gjithnjë e më e paqëndrueshme.