Kurti takoi shkrimtaren franceze Sophie Kepes
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në një takim miqësor, shkrimtaren franceze Sophie Kepes.
Kepes po qëndron në Kosovë për të prezantuar librin e saj “Çpërkatësia (Frëngjisht: Désappartenir), të cilin të përkthyer në shqip, lexuesit patën mundësi ta gjenin në Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë, në shtadin e botimeve të shtëpisë botuese Buzuku.
Bashkë me shkrimtarin Abdullah Zenelin diskutuan për titujt e klasikëve letrarë, për veprat e reja që po i shtohen letërsisë, dhe për rëndësinë e panaireve të librit në ruajtjen dhe nxitjen e kulturës së leximit.
Sophie Kepes është shkrimtare, përkthyese, skenariste dhe pedagoge. Ajo është një figurë e njohur e letërsisë franceze bashkëkohore, me një karrierë që përshin romane, ese, përkthime dhe skenarë filmash. Ka dhënë mësim në krijim letrar dhe skenarin në Universitetin Paris 3 – Sorbonne Nouvelle.