Flet ish-diplomati: Deklarata e presidentit amerikan tregon se SHBA-ja nuk po tërhiqet nga Kosova
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të tij të parë.
Ai ka deklaruar se situata ishte në prag të luftës, por sipas tij, ndërhyrja e tij e ndali përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.
“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po e përballonin me forcë, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova atë (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe, por do ta rregulloj përsëri!)”, ka shkruar Trump në postimin e publikuar në rrjetin e tij social “Truth Social”.
Lidhur me këtë, Lutfi Bilalli, ish-diplomati, në një prononcim për “Bota sot” ka theksuar se deklarata e presidentit amerikan dëshmon interesimin e vazhdueshëm të SHBA-së për të pasur ndikim në Ballkan, veçanërisht në Kosovë, në aspektin diplomatik dhe ushtarak.
Ai deklaron se ky është një sinjal pozitiv që tregon se Amerika nuk është tërhequr nga rajoni dhe është ende aktive në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj se prononcimi i presidentit amerikan tregon qartë se amerika është e interesuar që të ketë në këtë pjesë të Evropës, sidomos Evropën Juglindore dhe kryesisht në Ballkan, të ketë të influenc dhe ndikim, qoftë diplomatikisht qoftë ushtarakisht, dhe menoj se është një risia e re ngase kemi menduar se Amerika është tërhequr, pak a shumë, megjithatë ato që po ndodhin sot në Kosovë, por mendoj që kjo japë shpresë se Amerikanët dhe vetë presidenti do të jetë janë angazhuar ose me të deleguarit e tij në raportet të mes Kosovës dhe Serbisë. Mendoj që në aspekte në sigurisë ka rëndësi të madhe, në aspektin diplomatik po ashtu.
Mendoj që fokusi amerikanë rreth Kosovës së është në kontinutet dhe nuk besoj që do ta humbë dhe nuk ka asnjë shenjë që do jetë një angazhim zvogëluar, ngase amerikanët mendoj që në aspektin gjeopolikt dhe gjeostrategjik janë të interesuar që në këtë pjesë mund të them se është pjesë e kryqëzatave, të gjitha interesave, luftave që ndodhin sot, qoftë në Lindje të afërt apo të mesme, ajo në Ukrainë. Mendoj që është një shenjë e mirë dhe besoj që Amerika do jetë ajo që në një farë mënyre si superfuqi ende vetëm me botës, do të ketë në fokus të gjitha proceset të cilat po ndodhin në Ballkan dhe sidomos në Kosovë, vlum? të situatës dhe të sigurisë botërore”, ka thënë ai.
Bilalli ka vlerësuar se deklarata e presidentit amerikan tregon se SHBA mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë në Ballkan dhe se kjo përputhje e interesave amerikane me ato të Kosovës është një mundësi për ta kthyer rajonin në një zonë stabiliteti.
Sipas tij, diplomacia vendore duhet të ndërtojë marrëdhënie të forta strategjike me SHBA-në dhe Turqinë, për shkak të rëndësisë gjeopolitike dhe interesave të përbashkëta.
“Mendoj që është e rëndësishme kjo deklaratë dhe tregon tërë fokusin që amerikanët e kanë për interesat e tyre, por në këtë rast të mund të them bashkarisht ritualizim dhe interesave tona, që Ballkani të jetë të njëzone sigurisë. Dhe mendoj që kjo deklarate Trumpit tregon dhe japë shpresa që të kemi edhe nivelin e mbrojtjes e sigurisë nga pala amerikane do të ketë interesim për të gjitha proceset që zhvillohen në Kosovë. Kjo mbetet pastaj detyrë e institucioneve tona, të cilat dorën në zemër kanë kaluar mund të themi pozicion joserioz, dhe krijimi i institucioneve duhet të bëhen sa më shpejt, nga se politika e sotshme dhe gjithë siguria globale në botë nuk lejohet që komoditet institucioneve të tona ose njerëzve tonë që merren me politikë dhe në organet shtetërore të Republikës së Kosovës, që është me interes jetik për qytetarët në mbështetjen tonë”, është shprehu ai.
Bilalli përfundoi se në kontekstin e sigurisë globale, deklarata e presidentit amerikan është një sinjal i qartë për përkrahje dhe duhet të shfrytëzohet me mençuri nga lidershipi.
“Duhet të kenë parasysh që është momenti i fundit që të kriojohen institucionet dhe të punojnë bashkarisht, sidomos në diplomacinë e cila duhet të ketë dy partnerë strategjikë amerikanët edhe pjesën tjetër, e cila është rëndësi aspekti i një marrëveshje strategjike mes Kosovës dhe Amerikës, po edhe i Turqisë, e cila përshkak të afërisë gjeografike, por edhe përshkak te intëresave është e rëndësishme që tëra kjo të ketë një fokusë në të ardhmen nga institucione tona.
Besoj që siguria e sotme globale tregon që Kosova duhet të ketë në fokus dhe në këtë rendim besoj që deklarata e presidentit amerikan është e rëndësishme për interesat tona dhe për sigurinë tonë”, ka përfunduar ai.