Nëse shkohet në zgjedhje, AAK nuk e kalon pragun!
Dështim pas dështimi, kjo shton mundësinë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Caktimi i zgjedhjeve lokale me 12 tetor vecc sa e shton mundësinë që në këtë datë të mbahen edhe zgjedhjet nacionale.
Në aspektin elektoral ndonjë partie i lëvederisë mes synimeve për t’u rritur dhe mes frikës së ndonjë tjetër për rënie. Tek kjo e fundit bëjnë pjesë AAK dhe Nisma, ndonëse kjo e fundit asnjëherë s’0ka pasur pretendime që e vetme mund të kalonte pragun. Derisa AAK ka kohë që është në rënie të lirë.
Ka kohë që AAK është në rënie të lirë, mes mungesës së parimeve dhe ndërtimit të kauzave të rrejshme. Mungesa e reflektimit ka ndikuar dukshëm në rënien e AAK, nga një parti që dikur arriti diku tek 18% tani lufton për të kaluar pragun. Nëse s’do të ishte në koalicion me Nismën, AAK s’do e kalonte pragun, rrjedhimisht do të ishte jashtë Kuvendit.
Nëse zgjedhjet mbahen tani dhe duke qenë se Nisma dhe AAK duket e vështirë të futën prap në koalicion, AAK s’ka gjasa të kalojë pragun.
Drejtimin që prej kohësh e ka ndërmarr AAK ka vetëm përfundim, shuarjen e saj. S’ka asgjë që e ndal AAK nga harakiri, me qytetarët që s’kanë asnjë empati për ata që falin 52 milionë “për pikë qejfi”. Rruga e AAK drejt shuarjes s’ka të ndalur, mos sot, nesër po. Ky duhet të shërbejë si mesazh për të tjerët, kush ndërton kauza të rrejshme për pushtet e pret fati i tillë.