TË FUNDIT

Mjaft me pazare, pushteti fitohet me votë dhe jo me marifete”, familja e Haki Imerit “shpërthen”: Zgjidhje ka!

Familja e Haki Imerit thotë se Kosova meriton më shumë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ata kanë kërkuar që t’i jepen fund pazareve, bllokadës dhe se populli ka dhënë fjalën.

Sipas tyre, pushteti fitohet me votë dhe jo me marifete.

closevolume_off
“Kosova meriton më shumë! Mjaft më me pazare!Mjaft më me bllokada!Populli e ka dhënë fjalën. Pushteti fitohet me votë, jo me marifete , skema! Sot, disa endërrojnë pushtet që s’ua dha askush.(opozitaret). Ata nuk luftuan për këtë shtet. As nuk sakrifikuan. As nuk derdhën djersë e gjak. Sot duan pushtet për interesa të veta. Kosova nuk u ndërtua kështu! Kosova u bë me gjakun e Adem Jasharit dhe dëshmorëve. Me mençurinë e Dr. Ibrahim Rugovës.

-Me vuajtjen dhe durimin e popullit tonë. Ata që nuk e meritojnë, le të pushojnë nën hijen e thanave(opozitaret).. Koha e tyre ka mbaruar, ata jane djegur nga fama e rreme..”, ka shkruar familja e Haki Imerit.

Sipas tyre, zgjidhje ka dhe ajo është LVV- Guxo- ALT.

“Zgjidhje ka!LVV-GUXO-ALT. Ne kemi votuar për ju! Ne do të votojmë për ju sërish! Për Kosovën shtetet qe nuk u nenshtrohet patrioteve te rreme dhe nentokes se tyre mediatike !”, vazhdon reagimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *