Ja çka kanë shikuar shqiptarët për disa vite! Media kroate tregon skandalin
Ndoshta askund në botë një president i një vendi nuk përzihet kaq shumë në sferën sportive siç është rasti në Serbi dhe me Aleksandar Vuçiqin.
Për shumë vite “Arena Sport” është shfaqur edhe në Kosovë, derisa iu ndaluan frekuencat për shkak se hapur e kanë përkrahur terrorizmin serb në Banjska.
“Turpi më i madh i gazetarisë sportive në Ballkan”, është titulli i mediumit kroat “Index.hr”.
closevolume_off
Mediumi kroat ka treguar për skandalin dhe ka shkruar edhe për një gazetar serb që është krah i Vuçiqit.
“Dejan Anxhus, për shkak të karakteristikave të tij gazetareske, por mbi të gjitha njerëzore, të paktën në një vend disi normal do të ishte në margjinat e shoqërisë ose në një institucion që kujdeset për njerëzit devijues, ku do të përfundonte pasi të merrej me gjyqësorin.
Në Serbi dhe në këto zona, ai është një yll gazetarie që ka një emision në kohën kryesore në gjigantin mediatik rajonal çdo javë. Më saktësisht, një monolog gati njëorësh.
Pse fytyra e këtij djali është pranë emrave më të mëdhenj të sportit?
Koka e tij në kopertinën e profilit në YouTube të një stacioni televiziv kyç qëndron përkrah asaj të Modriç, Jokiq, Donçiq, Salah, Mbappe dhe McTominay. Arena Sport, një stacion televiziv kabllor që ka të drejtat për të transmetuar ndeshjet e Premier League, La Liga, Serie A, Champions League, Europa League, Conference League, NBA League dhe SHNL për pjesën më të madhe të republikave të ish -Jugosllavisë, është vendi ku Anxhus me zell dhe rregullisht përdor fjalë të turpshme, fyerje dhe gjëra pa kuptim në emisionin e tij.
Le ta përsërisim, Anxhus po e përdor atë gjithashtu për të festuar Aleksandar Vuçiqin, sundimtarin e Serbisë. Kështu, ai përdori hyrjen e gjatë të një emisioni të kohëve të fundit rreth ndeshjeve aktuale për të lartësuar “gjenialitetin” e Vuçiqit për ekonominë.
Pronari i Arena Sport është formalisht Telekom Srbije, dhe de facto shteti serb sepse është një kompani shtetërore.
Të gjitha mediat në Serbi që janë të lidhura me regjimin përmes pronësisë ose interesave po e festojnë me zell Vuçiqin.