TË FUNDIT

Palokaj: Pas Banjskës, Shqipëria ka ndryshuar qasje ndaj Serbisë – s’e ka mirëkuptimin që e ka pasur

Gazetari Augustin Palokaj ka thënë se qasja e Shqipërisë ndaj Kosovës ka ndryshuar pozitivisht pas sulmin në Banjskë.

Ai ka shtuar se Kosova nuk e ka mbështetjen e pakushtëzuar nga asnjë shtet, as nga Shqipëria, e se nuk duhet ta presë një gjë të tillë.

“Shqipëria nuk do i prishë punët vetes për të bërë diçka për Kosovës, ndonëse sjellja e Shqipërisë ka ndryshuar pas Banjskës. Në paraqitjet ndërkombëtare Shqipëria nuk e ka më atë mirëkuptimin që e ka pasur për Serbinë para Banjskës – ndryshim pozitiv. Kosova nuk ka mbështetje të pakushtëzuar nga askush, as nga Shqipëria. Për shembull, Rusia thotë për Serbinë ‘çfarëdo që bën Serbia ne jemi në anën e Serbisë’. Për Kosovën këtë nuk e thotë askush, as Shqipëria, as SHBA, as Gjermania. Na mbështesin derisa mendojnë se kemi të drejtë”, ka thënë ai në “Konfront”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *