TË FUNDIT

Ngërçi në Kosovë ‘alarmon’ ndërkombëtarët, Ben-Meir kërkon zgjidhje të menjëhershme – ky është apeli i tij

Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, raportet me Serbinë dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Së pari, ai kërkoi nga akterët politikë në Kosovë që sa më shpejt të bëjnë zgjidhje dhe të dalin nga bllokada e krijuar në Kuvend.

Profesori amerikan, paralajmëroi se ky ngërç politik do e prek vendin në shumë aspekte dhe do dëmtohet, pasi edhe në sytë e ndërkombëtarëve besueshmëria do të bie.

Përveç kësaj, Ben-Meir foli edhe për dialogun me Serbinë, derisa u shpreh optimist me punën e Sorensen, por që tha se edhe të dyja palët duhet bërë më shumë.

Ai mirëpriti takimet e fundit në Bruksel, ku potencoi se këto janë sinjale pozitive për procesin në tërësi.

Ndër të tjera, profesori amerikan kërkoi edhe largimin e plotë të masave ndëshkuese që BE ka vendosur ndaj Kosovës, pasi kështu po e pësojnë më së shumti qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *