Të rinjtë serbë afër Shtërpcës me flamuj dhe simbole nacionaliste, mesazhe provokuese në mes të Kosovës
Në fshatin Sevce të komunës së Shtërpcës, është mbajtur një tubim i të rinjve serbë, i shoqëruar me simbole nacionaliste dhe flamuj të Serbisë.
Videoja e këtij organizimi është shpërndarë në rrjetin rus Telegram, në kanalin propagandistik “Euroazia” që ka mbi 11 mijë ndjekës.
Në pamje shfaqen një grup i tës rinjve serbë të mbledhur në një fushë të hapur, duke mbajtur flamuj të Serbisë dhe pankarta me mesazhe nacionaliste dhe banderola me mbishkrimin “Çeta e guximshme”.
Ky emërtim i përdorur në banderolën që shfaqet në videon nga fshati Sevce, bart referenca historike që lidhen me formacione paraushtarake serbe, disa prej të cilave kanë qenë të përfshira në ngjarje të errëta gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi.