Shqipëria dhe Kosova: A është koha për një projekt të përbashkët kombëtar?
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka bërë thirrje për bashkim kombëtar të shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai përmes një analize tregoi se pse kjo gjë nuk ka ndodhur më herët, derisa përmendi faktin se shtetet shqiptare kanë qenë të pushtuara nga shtetet e tjera.
Megjithatë, avokati potencoi faktin se edhe dy shtete të tjera shqiptare mund të formohen
“Të dy shtetet shqiptare sot: Shqipëria dhe Kosova janë rreth 30 përqind e territorit të Arbërisë së lavdishme të mbretëreshës së famshme shqiptare Teuta.
Dhe koha sot po ecën me dy shtete shqiptarësh, por historia po kërkon të krijojë edhe dy shtete të tjera shqiptare të pavarur në Gadishullin Ilirik – Çamërinë dhe Maqedoninë”, shkroi Ngjela, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Shqiptaria tani duhet të bashkohet.
Janë dy shtete Shqiptare: Kosova dhe Shqipëria në gadishullin tonë.
Por deri tani asgjë.
Pse ndodh kjo?
Kjo u ka ndodhur gjithmonë shteteve të cilët në histori kanë qenë të pushtuar nga një shtet tjetër; dhe, pasi kanë marrë pavarësinë, ata nuk janë shkëputur dot nga ish pushtuesi, sepse ky ish pushtues e ka dominuar gjatë ish koloninë e tij me liderët e këtyre shteteve; edhe pse këta shtete janë deklaruat të pavarura.
Dhe po kuptohet sot se një i tillë shtet është sakaq aktualisht edhe Çamëria e Maqedonia.
Por kjo gjendje po e dëmton shumë konceptin e ri të neoshqiptarisë në Gadishullin Ilirik
Të dy shtetet shqiptare sot: Shqipëria dhe Kosova janë rreth 30 përqind e territorit të Arbërisë së lavdishme të mbretëreshës së famshme shqiptare Teuta.
Dhe koha sot po ecën me dy shtete shqiptarësh, por historia po kërkon të krijojë edhe dy shtete të tjera shqiptare të pavarur në Gadishullin Ilirik – Çamërinë dhe Maqedoninë.
Sepse, në fakt, kjo duhej të ishte Shqipëria e plotë; dhe këtë u kërkoi edhe Ismail Qemali, në vitin 1912-1913, fuqive të mëdha. Por ato bënë sikur nuk dëgjonin; dhe e shkruan në mënyrë brutale historinë e Gadishullit Ilirik, por koha nuk i pranoi.
Se ja, sot, ne jemi në ecjen e lavdisë sonë historike edhe për dy shtetet tanë arbërore që kanë mbetur ende si grupe shoqërore të etnisë shqiptare; por që ende nuk e kanë shtetin e tyre.
Po politika Amerikane dhe politika Gjermane që kanë qenë dhe janë me Shqiptarinë, si e kanë gjykimin e tyre për Arbërinë e plotë, në një kohë kur dihet se Arbëria e Madhe është krejt e krejt në interes të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës?