Qeveri teknike apo zgjedhje të jashtëzakonshme? Analisti: Ja pse duhet të përfillet propozimi i Abdixhikut
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar platformë konkrete prej 15 pikave sa i përket idesë për një Qeveri të Uniteti.
Abdixhiku të dielën ka bërë një postim në Facebook, ku ka thënë se duhen ndërmarr veprime urgjente.
“Vazhdoj të besoj se në këtë vend ekziston ende një vetëdije politike që ndjen përgjegjësi. Për njerëzit tanë. Për shtetin tonë. Për faktin se po kthehemi në shembull të pahijshëm – brenda dhe jashtë.
closevolume_off
Vazhdoj ta përsëris thirrjen time drejt liderëve të VV-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s që t’i kthehen propozimit tim për një Qeveri të Unitetit. Ta vlerësojnë me kujdes”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.
Kreu i LDK-së ka thënë se do të propozojë një agjendë 15 pikëshe bashkëpunimi për Qeverinë e Unitetit.
“Prandaj, gjatë kësaj jave, do të shkojë dhe një hap tutje. Pas finalizimit të konsultimeve të brendshme, do të dal me një Agjendë 15 pikëshe – një platformë konkrete bashkëpunimi për Qeverinë e Unitetit, të cilën do t’ua ofroj të gjitha partive politike, pa përjashtim. Shpresoj që të kuptohet qartë: uniteti sot nuk është luks – është domosdoshmëri”, është shprehur ai.
Kujtojmë se LDK-ja kohë më parë i ka thënë jo ftesës së kryetarit të LVV-së dhe kryeministrit Albin Kurti për një koalicion të përbashkët.
Ndërkaq, në një prononcim për gazetën “Bota sot” njohësi i çështjeve politike Nexhat Haziri ka thënë se LDK-ja është e vetmja nga partitë që ka dhënë propozim konkret për dalje nga kriza politike.
Image