Nuk u propozua për kryeparlamentar, Glauk Konjufca do të jetë në këtë pozitë: Punë me duar të pastra
Albulenë Haxhiu, Ministrja e Drejtësisë është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje si kryeparlamentare, e cila nuk po arrinë ende të marr edhe konfirmimin e opozitës.
Kësisoj, Kosova është futur në një ngërҫ politik që nuk po lejon formimin e institucioneve të reja.
Nga opozita po arsyetohen se nuk e duan Haxhiun në këtë pozitë.
Në këtë pozitë për një mandat të plotë ka qenë Glauk Konjufca, një nga njerëzit e rëndësishëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Por pse nuk u propozua sërish si kryetar kuvendi?
Publicisti dhe veprimtari, Idriz Zeqiraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka folur për punën dhe angazhimet e Konjufcës deri më tani.