“Kosova duhet të jetë e përgatitur për…”, nga Austria vjen paralajmërimi i fortë – lidhet me Serbinë!
Në përpjekje për të ringjallur dialogun mes Kosovës dhe Serbis, Kaja Kallas dhe Peter Sorensen kanë filluar takimet me të dyja palët, por që nuk po shihet ndonjë produktivitet.
Dialogu ka stagnuar tërësisht, derisa shteti serb së fundi refuzoi edhe një takim trepalësh në Bruksel.
E në lidhje me këtë proces, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli drejtori i Akademisë Austriake të Paqes, njëherësh profesori austriak, Günther Rozenits.
Fillimisht, potencoi se dialog nuk ka shënuar asnjë përparim, derisa përmendi faktin se situata të ngjashme po ndodhin edhe në botë.
“Është për të ardhur keq që ky dialog nuk po përparon. Megjithatë, duhet të mbahet mend se në jetën reale, situata të ngjashme ekzistojnë në të gjithë botën. Presidenti i SHBA-së Trump përmendi situatën midis Federatës Ruse dhe Ukrainës gjatë vizitës së Kancelarit Merz në SHBA më 5 qershor 2025, gjë që vlen edhe për situatën midis Serbisë dhe Kosovës. Është e qartë se kjo ka të bëjë me identitetin kombëtar, etj., por në rast lufte, jetët njerëzore janë gjithmonë në rrezik”, deklaroi profesori.
ImageGünther Rozenits.Foto galeri
Gjithashtu, Rozenits kritikoi qasjen e shteti serb, ku potencoi faktin se ende e lufton Kosovën me mjete diplomatike.
Ai komentoi edhe qasjen e SHBA dhe BE, ku tha se janë të interesuara t’i shkëpusin lidhjet e Serbisë me Rusinë.
“Të gjithë ata që e konsiderojnë situatën në terren normale e dinë se lidershipi serb nuk ka qenë kurrë dhe mbetet i interesuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës, por po e lufton atë në mënyrë aktive përmes mjeteve diplomatike dhe të tjera. Serbia ka pasur sukses në këtë deri më tani dhe qartë nuk sheh asnjë arsye për të ndryshuar strategjinë e saj. Sa i përket Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, është e qartë se ata janë më të interesuar të parandalojnë Serbinë nga afrimi me Rusinë sesa të mbështesin aktivisht Kosovën”.
Ndër të tjera, profesori austriak paralajmëroi Kosovën që të përgatitet për skenarë të ndryshëm dhe të shmang përçarjet e brendshme.
“Shkurt, Republika e Kosovës duhet të jetë e përgatitur për të gjitha skenarët, të tregojë durim dhe të shmangë përçarjen e brendshme. Kosova duhet ta shfrytëzojë rastin dhe të mobilizojë të gjitha burimet, përfshirë diasporën, për t’u bashkuar dhe për të bashkëpunuar!” – përmbylli Günther Rozenits për “Bota sot”.