TË FUNDIT

Profesorë” që mbrojnë narco-qeverinë në emër të Shqipërisë!

Lexova diku një profesor tek shkruante se “I paudhi” Sali Berisha shan Shqipërinë në PPE. Një tjetër profesor, ish ambasador i shkarkuar për korrupsion, po ashtu qorton në seri artikujsh “sharjet” që kreu i opozitës i bën narko-qeverisë shqiptare, por që ky (këta) profesorë e identifikojnë me Shqipërinë. Denoncimi i farsës së zgjedhjeve të 11 majit nga ana e opozitës dhe kreut të saj po interpretohet nga mediet e pushtetit dhe “profesorët” e dashuruar me diktaturën e mafies si “mallkim kundër Shqipërisë”, si “nxirje e imazhit të Shqipërisë” e madje si “tradhti” ndaj saj.

Shpreha këtë panoramë sulmesh jo për të mbrojtur atë që denoncon opozita në Bashkimin Europian dhe politikën europiane sa i përket farsës së zgjedhjeve të 11 majit. Ky është mision i opozitës dhe i të gjithë atyre që shqetësohen për fatet e këtij vendi. Por edhe këta profesorët e dinë më mirë se gjithkush tjetër që zgjedhjet ishin të manipuluara. Ata e dinë se administtrata publike u kërcënua. E dinë se policia, prokuroria dhe SPAK mbrojtën krimet zgjedhore të patronazhistëve dhe politikanëve të Rilindjes. E kanë parë me sytë e tyre se paratë e taksave tona u përdorën publikisht për të blerë zgjedhjet (kujtoj bonuset për pensionistët, faljen e të gjitha gjobave dhe 29 mijë hektarët e kanabisit). Panë që nja tre ose katër dyzina kriminelësh u lanë të lirë të “bënin” vota për Rilidnjen për t’u arrestuar ose jo pas zgjedhjeve. Nuk po numërojmë më shumë se kaq. Këto akte janë veprime publike të qeverisë madje të bashkërenduara me mafien e kanabisit.

Por as këto nuk kanë rëndësi për profesorët e dashuruar me Edi Ramën. Hiqen sikur janë të shqetësuar e në merak për imazhin e Shqiipërisë. E ndërkohë janë vetë ata që e kanë shkërdhyer këtë imazh me korrupsionin e ndëshkuar, të kryer në kryeqytetin amerikan. Profesor dhe ish- ambasador që ka trashëguar postin e babait të tij, duke rrëmbyer detyrën e kryetarit të Veteranëve të Shqipërisë. Ky lloj profesori me emrin e Fatosit e mbiemrin e Tarifës, apo ai profesori tjetër që nuk u bë kurrë prift, por mbeti qyryk pas çitjaneve të Edit, nuk kanë merak Shqipërinë. Ashtu siç nuk e ka patur kurrë këtë shqetësim Baton Haxhiu, ky klloun i marrosur pas inteligjencës djallëzore të kryeministrit Rama! Ndryshe do ta kishin thënë një fjalë të vetme atëherë kur Edi Rama bllokoi ligjet kushtëzuese për marrjen e statusit kandidat me preteksin e një kryetari qarku në Fier. Ishte gabim i Berishës asokohe që ia dha Edit atë alibi. Duhej ta çmontonte alibinë e vërtetë anti-shqiptare të Edi Ramës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *