TË FUNDIT

Kurti viziton punimet në rrugën ”Hamdi Kurteshi” në Gjilan

Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë qëndrimit në qytetin e Gjilanit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizituan punishten e projektit të rrugës “Hamdi Kurteshi”.

Kurti u njoftua nga kryetari Hyseni për rëndësinë e kësaj rruge, e cila është ndër më të ngarkuarat, për detajet e projektit dhe për punimet që po zhvillohen dhe që janë pranë përfundimit.

Vlera e projektit të zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi” është 2.4 milionë euro. Sipas kryetarit Alban Hyseni, nëse punimet vazhdojnë me këtë ritëm, ato pritet të finalizohen gjatë muajve të verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *