Inspektorati sanitar mbyll depon e INTEREX-it në Vushtrri për shkak të kushteve të rënda higjieno – teknike
Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka mbyllur sot depon e INTEREX-it në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kjo ka ndodhur gjatë një aksion të sotëm të këtij institucioni në rrjetin e marketve INTEREX në Vushtrri, ku siç mëson Veriu.info nga burimet e saj brenda Inspektoratit, aty janë hasur kushte të rënda higjienike dhe teknike.
Si rezultat i kësaj gjendje Inspektorati ka mbyllur depon e kësaj kompanie.
Siç mëson Gazeta aty inspektorët kanë hasur në mungesë ventilimi, mure të plasaritura, nyje sanitare të dëmtuara, mungesë ndriçimi e kundërmim.
Kontrolli është kryer në prag të festës së Bajramit, kur fluksi i klientëve është shumë më i lartë.