Ekipi i OKB-së në Kosovë demanton “gazetarin” Adriatik Kelmendi e Klan Kosovën: kemi bashkëpunim të fortë me Qeverinë e Kosovës
Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka reaguar ndaj raportimeve të moderatorit të Klan Kosovës Adriatik Kelmendi ku mbrëmë e dha një lajm “ekskluziv” duke thënë gjoja se se koordinatorja e këtij ekipi ka kërkuar të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti.
Lajmi “Ekskluziv” i Adriatik Kelemdit po del të jetë ekskluzivisht një Fake Neës që shpeshherë publikon televizioni Klan Kosova.
Përmes një reagimi në Facebook, ekipi i OKB-së në Kosovë ka mohuar raportimet e tilla, duke theksuar se vazhdon bashkëpunimin e fortë me Qeverinë e Kosovës.
“Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) riafirmon bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm dhe të fortë me Qeverinë e Kosovës. Ne mbetemi të përkushtuar fuqishëm ndaj prioriteteve të zhvillimit të Kosovës dhe e vlerësojmë partneritetin tonë afatgjatë me institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.
Ndryshe mbrëmë në emisionin “Rubikon te Adriatik Kelmendi” autori i këtij amisioni tha se koordinatorja e OKB-së u ka dërguar letër agjencive të OKB-së që të mos mbajnë kontakte zyrtare me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, për shkak të mungesës së legjitimitetit.