Vuçiqi e vendosi ushtrinë afër kufirit me Kosovën, alarmon eksperti – zbërthen prapaskenat e këtij provokimi!
Së fundi, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i është përgjigjur kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia për luftë dhe pushtim të Kosovës.
Maqedonci theksoi se kërcënimet janë reale dhe se Beogradi zyrtar ka vendosur 70 për qind të ushtrisë në jug dhe jo larg kufirit me Kosovën
Kjo deklaratë për vendosjen e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën ka nxitur reagime të mëdha.
E në lidhje me këtë çështje, për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Së pari, ai potencoi faktin se viteve të fundit shteti serb në vazhdimësi ka provokuar ushtarakisht dhe përmes diplomacisë Kosovën.
ImageDrizan Shala.Foto galeri
“Gjatë viteve të fundit, Serbia ka ndjekur një strategji të vazhdueshme të presionit të kontrolluar ushtarak dhe diplomatik ndaj Kosovës, duke përdorur rritjen e forcave në kufi si një mjet destabilizimi psikologjik dhe diplomatik. Ky veprim është pjesë e një doktrine hibride të projektuar nga Qendra për Operacione të Informacionit dhe Sigurisë Kombëtare (CSINO) dhe strukturat e inteligjencës serbe, që synon krijimin e një klime të përhershme tensioni në rajon, për të kontestuar sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, deklaroi eksperti.
Gjithashtu, Shala tha se nuk është rastësi vendosja e ushtrisë serbe afër kufirit të Kosovës.
Sipas tij, kjo lëvizje ka disa objektiva.
“Përqëndrimi i forcave serbe në kufi nuk është rastësor. Ai shërben disa objektiva të qartë:
1. Presion ndaj institucioneve të Kosovës, veçanërisht në prag të zhvillimeve politike të brendshme apo ndërkombëtare;
2. Testim i vullnetit dhe kapaciteteve të NATO-s/KFOR-it, si dhe reagimit të partnerëve ndërkombëtarë;
3. Mobilizim i opinionit të brendshëm serb përmes një diskursi nacionalist që krijon imazhin e një kërcënimi të jashtëm për Serbinë;
4. Krijimi i justifikimeve për ndonjë ndërhyrje të mundshme hibride në veri të Kosovës, përfshirë përkrahjen e strukturave paralele apo provokimin e incidenteve të armatosura.
Ky veprim është i rrezikshëm**, pasi krijon një ambient të qëndrueshëm të pasigurisë, i cili mund të eskalojë përmes aksidenteve, provokimeve të inskenuara apo reagimeve të nxituara”, theksoi ai.
Tutje, eksperti tha se reagimi ndërkombëtar është më se i nevojshëm, pasi nuk mjaftojnë vetëm thirrjet për përmbajtje.
Madje, në këtë pikë potencoi disa pika që do duhej t’i përmbanin reagimet ndërkombëtare.
“A do duhej të kishte reagim ndërkombëtar?