TË FUNDIT

Të arrestruarit për dallavere me patent shofer në Gjakovë mbështetës të AAK-së, Haradinaj ishte në fushatë në shtëpinë e njërit prej tyre

Njësisa për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë para dy ditësh në aksionin e koduar “Patenta” arrestuan gjithsej 11 persona, duke goditur një rrjet të dyshuar për korrupsion në sistemin e pajisjes me patentë-shofer në disa qytete të Kosovës.
Të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë në keqpërdorime të rënda me procesin e testimit dhe dhënies së lejeve të vozitjes në në qendrat e Patent Shoferëve në komunën e Gjilanit dhe Gjakovës.
“Personat e ndaluar janë zyrtarë publikë të cilët dyshohen se me qëllim që kandidatët të pajisen me patentë shofer kanë kërkuar para ryshfet, gjatë së cilës u kanë mundësuar atyre të pajisen me patentë shofer në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

KosovaNews mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe Kamer Shabani, Drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjakovë, dhe Sadri Sutaj ekzaminer.

Kamberi e Sutaj duken të jenë përkrahës të AAK-së dhe të afërt me kryetarin e saj Ramush Haradinaj madje në faqen zyrtare në facebook Haradinaj në janarin e këtij viti ishte për vizitë në shtëpinë e Drejtorit të Qendrës për Patentë Shofer në Gjakovë Kamer Shabanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *