OPINIONTË FUNDIT

Kriza politike/ Paralajmërimi i Ymerit: Agjentura serbe po korr frytet në Kosovë

Ngërçi politik vazhdon të thellohet, ndërsa edhe seanca e sotme e Kuvendit përfundoi pa ndonjë rezultat konkret drejt konstituimit të tij.

Ashtu si në seancat e mëparshme, edhe kjo u mbyll brenda pak minutash, duke reflektuar bllokadën e thellë institucionale.

Lëvizja Vetëvendojse, e vendosur në qëndrimin e saj, ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por opozita vazhdon ta refuzojë këtë të fundit, duke e zgjatur edhe më tej krizën.

Lidhur me këtë çështje, profesori Eshref Ymeri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se kriza politike i shkon për shtat opozitës dhe që synon rikthimin e pushtetit tek grupi i Thaçit.

Sipas tij, kjo situatë po i shërben edhe Serbisë, e cila po kënaqet duke parë destabilitetin dhe e përdor atë si argument se Kosova nuk mund të funksionojë pa ndikimin serb.

ImageEshref YmeriFoto galeri
“Pasojat e ngërçit politik në Republikën e Dardanisë janë jashtëzakonisht zhgënjyese. Ai ngërç paradoksal, për fatkeqësinë tonë të rëndë, vërteton atë pohimin trishtues – pohimin e gazetës Neë York Times të 21 majit 1911, të përsëritur disa herë na faqet e gazetë suaj – se shqiptarët nuk e kanë idenë e shtetit.

Ngërçi politik që po vazhdon më shumë se tre muaj, domosdo që i intereson, së-pari opozitës tradhtare, e cila kërkon të marrë pushtetin, me qëllim që t’i rikthehet hajnisë së kryetradhtarit Thaçi dhe bandës së tij.

Së-dyti, ngërçi politik i intereson tej mase Serbisë fashiste, e cila, tek po sodit nga larg qëndrimin e opozitës tradhtare në Prishtinë, rri e kënaqet, duke fërkuar duart dhe barkun dhe duke thënë me vete: “fara e agjenturës që unë kam mbjellë në Kosovë për interesat e mia, po i jep frytet e veta, duke e bindur mbarë botën se ajo nuk mund të qeverisët dot jashtë ombrellës serbe”.

Deputetët nuk shkojnë në KQZ për të kërkuar zgjedhje, sepse nuk janë të bindur nëse populli do t’i votojë për të mbajtur kolltukun e deputetit ose jo”, ka thënë ai.

Tutje, gërçi politik në Republikën e Dardanisë i kujton Ymerit dy figura historike: Abraham Lincoln dhe Joseph Kipling.

“Ngërçi politik që po përjeton Republika e Dardanisë, të kujton dy personalitete të huaja nga historia botërore.

I pari është Abraham Linkolni (Abraham Lincoln – 1809-1865), Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në periudhën mes viteve 1861-1865. Ai ka thënë:

“Një shtëpi e ndarë më dysh nuk mund t’i bëjë ballë furtunës. Unë mendoj se furtunës nuk mund t’i bëjë ballë edhe qeveria e një vendi, gjysmën e të cilit e popullojnë njerëz të skllavëruar dhe gjysmën tjetër njerëz të lirë”.

Prandaj, ajo pjesë e popullit dardan që pati votuar për partitë opozitare, të cilat deri dje patën notuar në detin e hajnisë dhe të tradhtisë thaçiste, s’është gjë tjetër, veçse një kope skllevërish të përçudnuar.

I dyti është shkrimtari, poeti dhe gazetari anglez Xhozef Kipling (Joseph Kipling 1865-1936), i cili brezave pasardhës u ka lënë një porosi me domethënie të thellë:

“Asnjëherë mos e teproni me pasionin tuaj për para, për pushtet dhe për lavdi, sepse dikur do të vijë një kohë, kur do të dalë në skenë një njeri, për të cilin këto tre pasione nuk kanë asnjë rëndësi. Dhe atëherë do ta kuptoni se sa të varfër jeni”,”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, Ymeri e konsideron një fat të madh për kombin shqiptar ardhjen në pushtet të Osmanit dhe Kurtit, të cilët sipas tij janë të pastër nga korrupsioni dhe tradhtia e ish-regjimit.

“Dalja në kryeskenën e politikës dardane e Presidentes Vjosa Osmani dhe e Kryeministrit Albin Kurti, është një fat i madh jo vetëm për Republikën e Dardanisë, por edhë për mbarë kombin shqiptar, sepse për këto dy personalitete politke janë krejtësisht të huaja pasionet e hajnisë dhe të tradhtisë së bandës thaçiste”, ka theksuar ai.

Në fund, Ymeri është shprehur pasiguri nëse qeveria Kurti ka çrrënjosur plotësisht rrjetin e hajdutërisë së Thaçit.

“Unë, nuk kam kurrfarë informacioni nëse qeveria Kurti e ka goditur deri në çfarosje të plotë rrjetin oligarkik të hajdutërisë thaçiste ose jo. Nëse organet e drejtësisë nuk e kanë goditur dhe shfarosur atë oligarki kriminale thaçiste, atëherë Republika e Dardaniusë ka për të përfunduar po në atë batak, ku noton Republika e Shqipërisë, të cilën kryetradhtari Rama e ka shndërruar në një Kolumbi evropiane dhe delepopulli shqiptar është i paaftë për vetorganizim për ta përzënë me një goditje tektonike, sepse parapëlqen pozitën prej skllavi para këtij bastardi me paha të madhe”, ka përfunduar Ymeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *