Fakulteti i Edukimit i UP-së në mesin e 601 institucioneve më të mira në botë sipas “Times Higher Education” – Kurti: Krenari për arsimin publik shqiptar
Fakulteti i Edukimit i UP-së në mesin e 601 institucioneve më të mira në botë sipas “Times Higher Education” – Kurti: Krenari për arsimin publik shqiptar
Kosova News
Kosova News
14:09 -31/05/2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përgëzuar Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës në mesin e 601 institucioneve më të mira në botë për fushën e edukimit nga “Times Higher Education”.
“Ai mbetet i vetmi nga institucionet publike e private gjithëshqiptare të arsimit të lartë i cilin rënditet në mesin e 2000 universiteteve të 115 vendeve botës sipas THE”, ka shkruar ai në facebook.
Sipas komunikatës për media të këtij fakulteti, institucioni është renditur në pozitën 1500+.
“Sipas nesh, volumi i fondeve të jashtme që ka gjeneruar Fakulteti në 5 vitet e fundit, aktiviteti i ngjeshur dhe cilësor ndërkombëtar, zvogëlimi i proporcionit staf–student nga 52 studentë për një staf akademik në vitin 2020 në 25 studentë për një staf akademik në vitin 2024/2025, angazhimi intensiv i Fakultetit me sistemin shkollor si dhe aktiviteti i shtuar i stafit akademik në publikime shkencore janë arritjet që kanë luajtur rol vendimtar”, ka thënë Dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi.